Një donacion i çmuar për Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj nga vëllezërit Ahmetaj

Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, mbërriti një donacion me shumë vlerë për këtë godinë të ndërtuar me kontributin bujar të mërgatës sonë. Kelmend Riza Ahmetaj, i cili jeton në Vuthaj, në bashkërendim me vëllezërit e tij, Fadil dhe Demush Ahmetaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhuruan 2500 dollarë amerikanë për blerjen e 50 karrigeve dhe 6 tavolinave portative (të palosshme). Ky donacion u bë në nder dhe kujtim të babait të tyre të ndjerë, Riza Zymer Ahmetaj, duke e kthyer veprën në një akt dashurie dhe respekti…

Lexo më shumë

Prof. Rexhë M. Gjonbalaj: Arsimtar, pedagog dhe atdhetar i përkushtuar

Prof. Rexhë M. Gjonbalaj lindi në fshatin Vuthaj të Plavë-Gucisë në vitin 1934 dhe ndërroi jetë më 15 maj 1995 në qytetin e Pejës. Ai ishte një nga figurat më të dalluara të arsimit shqiptar në Kosovë dhe një zë i fortë i çështjes kombëtare shqiptare përgjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Pasi përfundoi studimet në fushën e shkencave ekzakte, ai i përkushtoi jetën profesionit të mësimdhënësit, të cilin e ushtroi për afro 40 vjet rresht në Normale dhe më pas në Gjimnazin e Pejës “11 Maji”, sot i…

Lexo më shumë

Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane shfaqin momentin kur pjesëtarët e policisë së Çikagos arrestuan një pasagjer të armatosur me një armë të mbushur në një aeroplan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare – vetëm pak minuta para se të ngritej në ajër fluturakja, shkruan New York Post. Besnik Ismajlaj, 53 vjeç, kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën. Videoja e publikuar tregon…

Lexo më shumë