Më 16 janar 1929, në qytetin e Plavës, lindi një nga figurat më të ndritura të arsimit shqiptar në ish-Jugosllavi – Akademik Prof. Dr. Jashar Rexhepagiqi. Me një karrierë të jashtëzakonshme në fushën e arsimit, shkencës dhe jetës akademike, ai mbetet një ndër themeluesit e mendimit pedagogjik modern shqiptar. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, gjimnazin në Beran dhe më pas në Pejë. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, në grupin e lëndëve pedagogjike, ku diplomoi në vitin 1953. Gradën doktor shkence e mori në vitin 1965,…
Lexo më shumë