Anëtari i Këshillit Rajonal të Bavarisë së Epërme dhe Këshilltar Bashkiak në Mynih, Gjermani, z. Deli Balidemaj, qëndroi sot për një vizitë në ambientet e Bashkisë së New Yorkut. Gjatë kësaj vizite, ai u prit ngrohtësisht nga disa Këshilltarë të qytetit të New Yorkut. Z. Balidemaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në disa takime me rëndësi me zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjatë qëndrimit të tij, ai nuk harroi të takohej edhe me komunitetin e Plavë-Gucisë, të cilët bashkohen në piknikun vjetor të mërgimtarëve…
Lexo më shumë