Malësia Feston KOMUNËN !

Ish deputeti Nik Gjeloshaj nga radhët e Alternativës Shqiptare njofton opinion për një aktivitet në lidhje më komunën e Malësisë të titulluar Malësia Feston KOMUNËN!.

Shkrimin e plotë të Gjeloshajt mund ta lexoni më poshtë.

 

Të nderuar miq,

Besoj se Ju kujtohet shumë mirë deklaratat si dhe angazhimet tona, sidomos vitin e fundit, për realizimin e projektit të Komunës. Pra, ndër tjera garantuam që kjo do të bëhet realitet!

Me siguri Ju kujtohën edhe ata që na akuzuan, shantazhuan dhe shpifën në mënyrat më të ulta! Për fat të mirë “lutjet dhe dëshirat” e tyre NUK u realizuan!

Kjo më së miri u tregua në zgjedhjet lokale për Komunën e Podgoricës. Edhe përkundër “angazhimit të tyre”, ne si subjekt konfirmuam legjitimitetin politik, me ndihmën tuaj të nderuar qytetarë!

Kjo fitore ishte pa dyshim edhe konfirmim për ligjin që ne propozuam, pra që Komuna pa referendum do të implementohet!

Për fat të mirë fitoi e drejta, u shpërblye mundi, angazhimi dhe sakrifica!

Këto fakte e dëshmojnë politikisht, që çdo herë që “ata” humbin, Malësia fiton!

Me ketë rast dëshiroj të informoi opinionin e gjerë që me 31 gusht Malësia, pa dallime do të Festoj.

Shqiptarët do të festojnë!

Festimi fillon me Konferencën për media në Kuvendin e Tuzit, duke filluar në orën 11, organizuar nga “Shqiptarët e Vendosur”, ku do të marrin pjesë mediume nga vendi dhe rajoni.

Manifestimi vazhdon në mbrëmje, në restorantin Troja. Në këtë ngjarje të shënuar historike organizatorë dhe të ftuar janë të gjithë ata që kanë punuar dhe dëshiruar të ndodhin kjo ditë.

Duke filluar nga subjektet politike shqiptare me të gjithë kryesinë dhe anëtarë, OJQ-të, intelektualë, aktivistë etj., ndërsa nikoqir i mbrëmjes është Alternativa Shqiptare.

Ftesë e veçantë është për Diasporën tonë të nderuar, qofshin ata si individë, apo aktivist të shoqatave të njohura në Michigan dhe NY që kanë dhanë një kontribut të paçmuar për Komunën!

Shpresojmë që kjo festë të jetë bashkim i shqiptarëve dhe politikës në këto treva dhe me gjerë.

Apelojmë që mbas 1 Shtatorit t’i làmë mbrapa të gjitha pamarrëveshjet dhe të fillojmë një kapitull të i ri për të mirën e popullit shqiptarë në trojet e veta etnike.

 

Sinqerisht,

Nik Gjeloshaj

 

Malësia Feston KOMUNËN!

-KONFERENCË për media më datën 31 gusht, ora

11.00 në Kuvendin e Tuzit!

-Festë e madhe në restorantin Troja me këngëtarë

të njohur nga Malësia, ora 21.00!

Mirë se Vini!

Sinqerisht,

Alternativa Shqiptare