A ËSHTË E MUNDUR TË KALOHET NGA RRUGA E TRADHËTISË NË RRUGËN E LAVDISË KOMBËTARE?

Nga MSc. AGIM ALIÇKAJ 

        Në jetën politike të çdo kombi mund të ndodhin çudiradhe të papritura. Sidomos, në kombin shqiptar historikisht dhepadrejtësisht të coptuar dhe të shpërndarë me forcë në gjashtështete. Veprimet e viteve të fundit të Kryeministrit tëShqipërisë Edi Rama paraqesin një çudi të llojit të vet. Si është i mundur përqafimi dhe ledhatimi me një urrejtës tëpërbetuar, dhe vrasës të kombit tënd?!

        Takimet e tij të fshehta dhe të hapura me kriminelinVuçiq për ndarjen e Kosovës, cilësimi i gjenocidit serb sirrëmujë apo pastrim etnik, insistimi në faljen e krimeve serbepa kushte, tentimi i futjes së Shqipërisë, Kosovës dhe kombitshqiptar nën thundrën serbe me projektin anti-shqiptar“Ballkani i hapur”, arsyetimi i përkrahjes serbe për agresorinrus dhe nënçmimi i udhëheqësve të Republikës së Kosovës, e vendosin ate pa pikë dyshimi, në rrugën e sigurt drejttradhëtisë kombëtare.

        Për çudi, në mbledhjen e Këshillit të Evropës nëStrasburg, na doli i veshur me petkun kombëtarë. Përkrahje e UÇK-së dhe luftës së lavdishme çlirimtare, kritikë Evropëspër rezolutën e Dick Marty-t dhe shtëpinë e verdhë, kinse tëinicuar vetëm nga rusët (jo serbët), kritikë e gjykatës specialepër gjykimin e luftarëve të lirisë dhe kërkesë që Kosova tëanëtarësohet në Këshillin e Evropës. Kësaj radhe shkoi “aqlarg” dhe u bë “aq patriot” saqë kërkoi që Kosovo të quhetKosova (punë e madhe) dhe i sygjeroi Serbisë ta njohëpavarësinë e Kosovës, natyrisht pa u trazuar fare, më vonë, kur të jetë gati!  

        Në shiqim të parë, pa u thelluar mirë, krijohet përshtypjase Edi Rama kaloi nga rruga e tradhëtisë në ate të lavdisëkombëtare. Përkrahësit e tij qorra, ata që ai i lavdëroi dhe tëtjerët që mashtrohen lehtë me fjalë të mira, u ngutën me shpejtësi, kush më parë, ta shpallin fjalimin e tij “historik”. Por, çka tregon ky fjalim në të vërtetë ?!

        shiquar dhe analizuar realisht  mënyrë  paanëshmeky fjalim nuk është gjë tjetër veçse akrobaciondhe mashtrim diplomatiksi vazhdim i marifeteve dhemashtrimeve  tij politikenga shkolla serbeFjalë mira për gjëra  parëndësishme apo  pandërrueshmeveprime  kundërta dhe punë  këqija shumë dëmëshme për çështjet jetike kombëtare.

        Kritikat e ashpra, arrogante, jodiplomatike edhe fyese, edhepse deri diku të merituara, për Evropën nuk e ndihmojnëfare anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian, nuk e ndihmojnë as Shqipërinë në proçeset e integrimeve. Përkundrazi, mund t’i dëmtojnë. Këtë ai e di fare mirë, por e bën nga kompleksi i inferioritetit ndaj liderëve demokratik tëPerëndimit, sepse e ndjen vetën shumë më mirë në shoqëri tëautokratëve të Lindjes, të cilët ia rrahin krahët. Thelbi i tëgjithave të këqijave të tij është orientimi i tij pro-serb, prabashkëpunimi me armikun.     

        Raporti i Dick Marty-t duhej kritikuar në kohën e miratimit, sot nuk e ka asnjë vlerë edhe nëse shfuqizohet. Gjykata speciale, e cila nuk është dashur të aprovohet, nukzhbëhet kurrë pa e kryer detyrën e vet për të cilën ështëaprovuar. Më e drejt do të ishte të kërkonte kapjen dhegjykimin e kriminelëve serb që ende shëtiten të lirë nëBeograd. Kritikat e tij nuk i ndihmojnë aspak luftarët e lirisënë gjykim në Hagë, në asnjë mënyrë. Ata do të lirohen vetëmkur të shpallen të pafajshëm, jo se i lavdëron dhe pretendon t’imbrojë njëfarë Edi Rama.

         I preokupuar me qortime për Evropën demokratike e cila, me të gjitha mangësitë, na ka ndihmuar dhe për të cilënkemi nevojë, “harroi” plotësisht ta kritikojë armikun e vërtetëtë kombit shqiptarë dhe shkaktarin shekullorë të të gjithakëqijave në Evropë, sidomos në tri dekadat e fundit, Serbinëkriminale, raciste, shoviniste, hegjemoniste, ekspansionistedhe fashiste.

        Edi Ramës i duhet shumë Serbia. Dëshira dhe qëllimi i tijdhe i Vuçiqit është dobësimi dhe rrëzimi i qeverisë Kurti dhendarja e Kosovës. Kjo jua mundëson të bëjnë

“marrëveshje paqësore historike” shqiptaro-serbe, të shpallinfitore për krijimin e “Serbisë së madhe” dhe “Shqipërisë sëmadhe” (të gjymtuar), dhe të bëhen “lider të mëdhenj” historik. Kjo ëndërr e tmerrshme e dy personaliteteve të errëtanegative, kurrë nuk do të realizohet. 

        Shanset që Edi Rama ta lëshojë rrugën e tradhëtisë dhe tëkalojë në ate të lavdisë kombëtare janë minimale. Ai duhet ta kuptojë se kjo nuk bëhet me fjalë boshe patriotike. E vetmjamundësi do të ishte nëse ai do të arrinte ta bindte “mikun” e tijVuçiq dhe qeverisjen despotike serbe, që Serbia zyrtarisht tëkërkoi falje, të filloi kapjen dhe gjykimin e kriminelëve tëluftës, t’i kthejë të zhdukurit me dhunë, t’i paguaj dëmet e luftës dhe ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Gjëqë sipas Vuçiq, nuk do të ndodhë kurrë.        

        Prandaj, edhe kësaj rradhe paraqitja e Kryeministri Rama ishte një huqje e tërësishme dhe e turpëshme. Veçse, ndoshta imashtroi dy-tre shqiptarë më shumë. Shtrohet pyetja, me tëgjitha veprimet e tija pro-serbe dhe pro-ruse, anti-evropianedhe anti-amerikane pse po e toleron edhe mëtutje Evropa dheAmerika. Për më keq, duket se e ka përkrahjen e ambasadoresamerikane në Shqipëri.

        Për këtë ekzistojnë dy teza. Njëra, është lidhja e tij me pasanikun dallaverxhi Soros i cili, edhepse njihet si anti-konservativ dhe anti-amerikan, ka influence të madhe nëqarqet liberale amerikane dhe botërore. Mundësia e dytë ështëse Edi Rama dhe qeverisja e tij në Shqipëri bëjnë pjesë vetëmnë interesat taktike amerikane. Amerika është e interesuar përqetësi dhe stabilitet, nuk dëshiron konflikte brenda shtetevemike. Në momentin kur gjërat i prekin interesat e sajstrategjike, Amerika ndërhynë dhe i rregullon ato sipasnevojës dhe mundësisë.

        Meqë supozohet se Edi Rama është i përfshirë me trafikimin e drogës, kjo e invokon ngjashmërinë e tij me ish-diktatorin e Panamasë, Manuel Noriega, i cili ishte njësojarrogant dhe egocentrik. Ka gjasa se ai do ta përjeton fatin e Noriegës. Por gjasat janë edhe më të mëdha, që goditjapërfundimtare do t’i vij nga vetë Serbia pasi që ta shfrytëzoi, e ta shtrydhë mirë dhe nuk i duhet gjë më. 

        Në çfarëdo varianti të mundshëm, megjithë atë fjalën dhe përgjegjësinë kryesore për largimin e Edi Ramës ngapolitika dhe shpëtimin e kombit nga marifetet e tij anti-kombëtare, e ka populli demokratik atdhedashës i Shqipërisë