Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, këtë të martë është dekoruar me Çelësin e Qytetit të Tiranës nga kryetari, Erion Veliaj.
“Jam i nderuar të jem personi i parë nga Mali i Zi që merr çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, ka shkruar Abazoviq krahas fotografisë me Veliajn, ndërsa Qeveria e Malit të Zi nëpërmjet një postimi në Twitter tha se Abazoviq vuri në dukje se ky çmim duhet të hapë zemrat e qytetarëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi.