Abazoviq: Nëse shkarkohet Sekulloviq, rrëzoj qeverinë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha mbrëmë gjatë pjesmarrjes në emsionin “Naçisto” të TV Vijesti, se do të rrëzonte qeverinë nëse Ministri i Brendshëm Sergej Sekuloviq shkarkohet nga detyra, duke shtuar se nuk do të lejojë që policia malazeze të menaxhohet nga Serbia.

“Nëse duhet të kemi një ministër të ri të brendshëm, do të kemi një qeveri të re, një kryeministër të ri, zgjedhje të reja, dhe kaq”, tha Abazoviq. Ai gjithashtu theksoi se nuk e ka marrë detyrën për të thelluar përçarjet në vend, por për të kontribuar në pajtimin e qytetarëve.

Lidhur me deklatatën e tij reaguan  Demokratët e Malit të Zi, të cilët e akuzuan  Abazoviq se po përpiqej të merrte meritat për aksionin e suksesshëm më 5 Shtator .  Sipas tyre,  Abazovic nuk ka guxim ta  rrëzojë Qeverinë dhe se qëllim ka vetëm tregtinë politike.