Është përkujtuar në Shëngjin 104 vjetori i të ashtuquajturit, “Titaniku i Malit të Zi”, kur në fillim të vitit 1916 ishin mbytur në një anije në det mbi 400 emigrantë nga Mali i Zi që kishin ardhur nga Amerika, me qëllim për të luftuar në marrjen e qytetit të Shëngjinit, ashtu sikur parashihte marrëveshja e tradhtarit me damkë Esad Pashë Toptanit me kryekriminelin e Ballkanit të asaj kohe, Nikolla Pashiq. Anija ku po udhëtonin emigrantët ishte ndeshur me një minë nënujore, të cilin e kishin vendosur forcat shqiptare, dhe ishte fundosur në afërsi të portit të Shëngjinit. Në titanikun malazez nuk kishte gra as fëmijë, por cernagorë të armatosur e të gatshëm pë të vrarë e masakura gra e fëmijë të shiptarëve.
Në përkujtim të kësaj dite, për rekrutët malazezë, në Shëngjin sot u organizua një aktivitet ku të pranishëm ishin autoritetet malazeze, shqiptare si dhe pasardhës të viktimave. Ata hodhën kurora me lule në det, ndërsa përfaqësuesit e autoriteteve, të pranishëm, u shprehen se është e nevojshme ngritja e një përmendoreje në kujtim të kësaj ngjarjeje.
Duhet të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për vendosjen e një pllake përkujtimore për këtë ngjarje të rëndësishme të popullit malazez. Kjo duhet të realizohet midis bashkisë së Lezhës, ambasadës së Malit të Zi dhe ministrive përkatëse të dy vendeve tona”, ka thënë Marinko Çullafiq,kryetari i Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë, i cili Shqipërinë e konsideron shtet vasal të Malit të ZI.
Emigrantët që ishin mbytur në det 3 milje larg Shëngjinit, asokohe kishin qenë duke ardhur nga Amerika, me qëllim për të luftuar në Mal të Zi, shtet kukull i Rusisë, që pretendonte ta pushtonte edhe veriun e Shqipërisë.
Shteti por edhe populli “mikpritës” shqiptar, që shtëpinë e vet sipas Kanunit e konsideron shtëpi të Zotit e të mikut, është i vetmi shtet dhe i vetmi popull në botë që u ngritë përmendore armiqve, vrastarëve, kriminelëve serbë, malazezë bullgarë e grekë.
Ngritja e dhjetëra memorialëve për mijëra ushtarë pushtues grekë, të cilët në vitin 1941 kishin luftuar për ta pushtuar jugun e Shqipërisë, është damka më e zezë që Shqipëria “demokratike” ka pranuar, duke shkelur, fyer e përbuzur gjakun e bashkëkombësve të vet. Po kështu së shpejti në mënyrë tinëzare, Ilir Meta, do ta nënshkruajë edhe marrëveshjen me Malin e Zi për ngritjen e një obelisku për 10.000 kriminelët malazezë, serbë e rusë, të cilët luftuan për ta pushtuar Shkodrën prej vitit 1913 e deri në vitin 1916. Malazezët kanë ngritur një kryq të madh, me lejen e Shtetit shqiptar, në vendin ku parashihet të ngrihet obelisku i sllavëve të vrarë, sikur thonë ata në çlirimin e të qytetit të Shkodrës.
Shumë historianë shqiptarë, pushtimin e Shkodrës nga Mali i Zi e konsiderojnë si luftë, turko-malazeze, sepse në mbrojtje të Shkodrës, ishte gjenerali turk, Hasan Riza Pasha. Në shenj kujtimi për këtë komandant, Gjergj Fishta kishte shkruar edhe epitafin në monumentin e tij, në Shkodër. Ai kishte pasur konsideratën numër një për këtë Pasha që dha jetën e tij për ta mbrojtur qytetin e shqiptarët, por këtë relacion që pati Fishta me Hasan Riza Pashën nuk e gjeni dot në histori, sepse historianët torollakë e mendje çoroditur mendojnë se ky gjest e fyen Gjergj Fishtën, për shkak të miqësisë së tij me një pasha turk, i cili dha jetën për mbrojtjen e Shkodrës derisa shumë shqiptarë, luftonin përkrah forcave të Malit të Zi
Shqipëria po bëhet vend mik i të gjithë atyre që kanë vrarë shqiptarë në shekullin e fundit, madje po detyrohet që eshtrave të tyre t iu sigurojnë dinjitet duke u ngritur përmendore dhe në të njëjtën kohë duke shembur pllakatet e shtatorët e shqiptarëve partizanë të luftuan për çlirimin e Shqipërisë.
Shteti shqiptar mu për këtë kolaboracionizëm të çoroditur ka kthyer në qendër të Tiranës shtatoren e Ahmet Zogut, kolaboracionistit më famëkeq shqiptar, vrasësit të Hasan Prishtinës, Elez Isufit, Bajram Currit, Avni Rrustemit, Luigj Gurakuqit e shumë e shumë të tjerëve. Përderisa shteti shqiptar vendos të ngrehë përmendore për 400 malazezët që ishin mbytur në det në përpjekje për ta pushtuar Shëngjinin, atëherë Shqipëria duhet të shpallet edhe botërisht shtet vasal i Malit të Zi, Greqisë e Serbisë. Duket se edhe për këtë temë po bisedohet në Beograd. Nderimi që iu bë sot 400 kriminelëve malazezë të cilët në vitin 1916 kishin bërë përpjekje të zbarkonin në Shëngjin për ta pushtuar qytetin flet më së miri për rrugën e shpërbërjes fatale të dinjitetit e atdhetarisë së krerëve politikë, ushtarakë e diplomatikë të Shqipërisë.
Shtypi në Shqipëri dhe një klasë intelektualësh modernë, i gëzohen çmimit të ka ndarë Franca për shkrimtarin, Kadare,pa përmendur faktin se të njëjtin çmim e kishte marrë edheEsad Pashë Toptani, gjenerali serb, Ratomir Putnik, urdhër-vrasësi i 13.000 shqiptarëve të Kumanovës e Shkupit dhe shumë kriminelë të tjerë.