Air Albania fillon fluturimet në shtator

Kryeministri, Edi Rama, ka postuar  një video nga përgatitjet e fundit për vënien në punë të kompanisë ajrore të fluturimeve Air Albania, e cila do të nisë fluturimet brenda javës së parë të shtatorit.

Avioni mban ngjyrat e flamurit kombetar dhe ngritja e parë do të bëhet në datën 31 gusht.

Avioni parë që po përfundon është një Airbus 319 dhe do të operojë me fluturime në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll.

Ndërkohë që pas tij do të vihen në përdorim edhe 2 avionë të tjerë të tipit A320, që do të sjellin një rritje të standardit të fluturimeve.

Nisja e operimit të kësaj linje pritet të sjellë edhe çmime më të lira për biletat drejt Turqisë, pasi është dakordësuar ngritja e një ndërmarrjeje paralele që do të bëjë furnizimin me lëndë të parë.

Kjo duke marrë në konsideratë faktin se çmimi i vajgurit, me të cilin furnizohen sot avionët është më i shtrenjti jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, ndërkohë që 30% e kostos së biletës varet pikërisht nga lënda djegëse.

Referuar vendimit të qeverisë për ngritjen e kësaj kompanie, 51% e aksioneve të kompanisë ‘Air Albania’ janë shqiptare, ndërsa 49% i takojnë kompanisë turke të fluturimeve ‘Turkish Airline”.