Ajshe Gjonbalaj trimëresha e Plavë Gucisë

Ajshe Gjonbalaj u lind më 1 tetor 1948 në fshatin Vuthaj të krahinës së Plavë-Gucisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme (Normalen) në Pejë, ndërkaq shkollën e lartë në Prishtinë.

– U burgos më 23 mars 1984 dhe e dënuan me 13 vite burgim nën akuzën për kundërrevolucion që parashihte dënim deri me vdekje. Lirohet nga burgimi pas një amnestie në vitin 1991.Ajshja dënohet edhe në vendlindje në Plavë më 2 muaj burgim në vitin 1975 pas kthimit nga një ekskursion të arsimtarëve të shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq” në Shqipëri.

– Ajshja për një kohë ka punua si mësimdhënëse në vendlindje, pastaj duke mos durue presionin politik të UDB-së në vendlindje detyrohet të shkoj në Kosovë dhe fillon të punoj si arsimtare në Prishtinë . Gjithmonë ishte aktive për kauzën kombëtare dënohet bashkë me vllaun e saj, Beqirin, në të njëjtin grup “Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve” si udhëheqës i grupit ishte Rifat Kafegjolli i cili u dënue me 20 vjet heqje lirie. Bashkëpjesëmarrëse dhe organizatore me grupin e saj të demontratave të “Pranverës 1981” në Prishtinë.       Aksionet luftarake te Ajshes kundër okupimit serb të Kosovës dridhen themelet e Jugosllavisë së Titos.

Cekim se Ajshja ishte femra e denueme me burgosjen ma të gjatë për çështje politike në ish Jugosllavi.

Ajshe Gjonbalaj ne kohen e luftës se Kosovës edhe pse ne Amerike dha kontributin e saj te pa rezervë ne furnizimin direkt te UCK-se me armatimin ma modern nga SHBA-at . Ajshja ishte anëtare e këshillit qendrorë te Fondit Vendlindja thërret për hemisferën Veriore te Amerikës .

Sot Ajshja jeton në Nju Jork,SHBA, me vllaznit e saj po i mungon vendlindja dhe përkrahja institucionale e shteteve shqiptare për sakrificën e saj jetësore për të mirën e kombit shqiptar.

Esad GJONBALAJ



ÇIKË E LIRISË

Sa është jeta jote, o ÇIKË E LIRISË,

Ajshe Gjonbalaj, “NORA” E PLAVË-GUCISË:

A thue:

Sa vitet e burgut pa Qiell,

Sa Pavarësia e Kosovës si Diell,

Sa DRITA e Planetit Amerikë,

Sa MALLI për Trojet ku je Rritë?

E “pasur” ka domethanien emni yt,

Ndaj

Qiell, Diell, Dritë, Mall…

Si Gërla e vendlindjes

të lumnojnë në shpirt…

Ti linde për të mbet’ Ajshe,

Ti linde për të qënë NJERI I RRALLË

Ty dallgët e urrejtjes së serbëve e malazezëve të banë Gjerovicë,

Ty gurra e turra të mosmirënjohjes të politikës shqiptare

të disave “asish” e “kësish”…

ndoshta të çuan në Amerikë.

Ty vendlindja të mban në zemër,

Ty Amerika po të mban në prehën…

Ty Koha të dha emnin e vlerave e të mirësisë:

Ajshe Gjonbalaj:

ÇIKË E LIRISË!

Ramiz Lushaj