Vellazën e motra të dashtun,
Pash gjakun që e kemi bashkë, bashkohuni.
Bashkohuni për hatër të Zotit.
Bashkohuni për hatër të kombit.
Bashkohuni për hatër të gjakut të t’parve.
Në Mars të këtij viti disa djem tuaj në New York filluan nji muhabet rreth kësaj teme, por Coronavirusi I mallkuar na i prishi planet. Megjithatë, unë sot nga New Yorku po e thrras kushtrimin në stilin e t’parve tone….Ooooooooo, A jeni gjallë moreeeeeeeeeeeeee ? Po bërtas me gazep prej kësaj anës së Atlantikut sikur me kenë n’maje t’Visitorit ose n’bjeshkë të Gjo Nikë Sukut, mu në atë shpellë ku Kolë Prël Shyti me 26 Gusht 1946, vrau 17 anmiq të asaj toke të bëkueme shqiptare. Po thirri kushtrimin se spo dij çka me ba e besa as nuk dij. Kisha me pasë qefë me e pasë kalëmin e Esad Mekullit ose dorën e Rexhep Qoses me ua shkrue dy a tre rreshta, por unë dij me folë veç Malsorçe. Dij me folë veç me zëmër e me shpirt.
Pra, Po u lusë me zëmer e me shpirt që të bashkoheni në nji levizje të përbashkt në zgjedhjet e ardhshme. Per hater të atyne msuesve t’mij që mi mësuan germat e shëjta t’Manastirit. Pë hater të atyne që m’kallzuan se kush janë Naimi e Lasgushi, DeRada e Josip Rela, Per hater të Sefer Qoses, Mehmet Ramës, Zef Dokës, Avdi Brahimit, Hysen Novës…
Per hater të shokve e shoqeve të shkollës, Sherifit, Kastratit, Ramës, Mustafës, Gjeloshit, Pjetrit, Xhevahirës, Shkurtes, Butës….
Per hater të emigrantve që kem zaptue katër qoshet e botës. Per hater të Rexhep Galit.
Për hatër të gjithë atyre që për here të pare panë dritën e diellit në luginën e shëjtë t’Gucisë.
Për hatër të atyne varreve që po vajtojnë si zanat e Trojanit.
Merrni shëmull prej Malsorve t’Tuzit, Prej vëllaznve t’Presheves, prej Besëlidhjës së Malsis të vitit 1970.
Ju lutem si Zotit, Ju fillojeni temelin se bashkë me ju emigracioni do ta vazhdoj murin.
Ju përqafoj prej së largu te tanëve, nja nga nja e bashkohuni edhe për hatrin tim.
Gjovalin Dedë Nikçi
New York , 19 korrik 2020
PS nga redaksia:
Gjovalin Nikçi është aktivist i dalluar ne komunitetin e SHBA-ve për me shume se 30 vite. Kontributi i tije është shume dimensional ne çdo lëmi dhe fushë te komunitetin tone. Përndryshe anëtarë i kryesisë se Fondacionit Plave Guci ne disa mandate dhe nënkryetar i shoqatës ne v 2014/15. Atdhedashuria e ti gjithnjë ka reflektuar për te mirën e komunitetit, e mbi te gjitha puna e ti palodhshme ka lënë gjurme te pashlyeshme ne diasporën shqiptare ne SHBA: