Me datën 08 Qershor 2019, duke filluar në ora 13:00 në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj do vazhdon pjesa e dytë e projektit “TI NDEROJMË MËSUESIT, që nga themelimi i shkollës në Vuthaj e gjer me sot”.
Ftojmë të gjithë banoret shqiptar të Plavë Gucisë, e sidomos mësuesit, arsimtaret, profesorët dhe të gjithë nxënësit që të marrin pjesë në këtë manifestim kulturor ku do të bëhet vendosja e fotove në biblotekën e Shtëpisë së Kulturës të atyre që na i mësuan shkronjat e para dhe na dhuruan hapat e par të dijes ndërgjenerata.
Gjatë këtij Manifestimi kulturor do të ketë folës të rastit, recitime dhe program artistik nga shkollarët tanë që vijon mësimet në vendlindje.
Programi do të përcjellët nga RTV21 të ardhur enkas nga Prishtina për këtë organizim.
Ky manifestim kulturor organizohet nga mësimdhënësit e shkollave shqipe dhe përkrahet nga Këshilli për Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj me seli në New York