Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Aktivitet Kulturor në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj

Ju njoftojmë se me datën 20 maj 2022 , duke filluar ne ora 13:00 ne Shtëpinë e Kulturës ne Vuthaj do të zhvillohet  aktiviteti Kulturor me temën “Shkollat shqipe te Plave Gucisë, tempuj dije e atdhetarie”. Një vëmendje e veçante gjate këtij aktiviteti  kulturor do ti kushtohet hapjes se gjimnazit te pare ne gjuhen shqipe ne Plave, gjegjësisht gjeneratës se vitit 1978/79, qe ishte një arritje historike e kohës. Në këtë eveniment do të marrin pjese profesorët e asaj kohe bashke me ata që sot punojnë aty, te cilët sfiduan pushtetin monist  te kohës dhe jetësuan ëndrren e  kahmotshme te shqiptareve te Plave Gucisë.

Ju ftojmë  qe së bashku te hapërojmë dhe përkujtojmë te kaluarën e ndritur te shkollës shqipe ne Plave Guci, por edhe ti  nderojmë pishtarët e përhapjes se dijes  ne vendlindjen tone.   Ne ketë aktivitet pos programit te larmishëm kulturor do te  prezantohet  shkurtimisht  historiku i shkollës shqipe ne Plave Guci ne faza  te ndryshme te shkollave qe nga fillimi i punës se saj ne vitin 1914 e deri me sot. Ketë manifestim kulturor do ta përcjellë ekipi i RTV 21, i cili do të vie  enkas për këtë rast nga Prishtina.  

Ne fund te këtij aktiviteti do ketë një koktej rasti me te gjithë ju  qe do merrni pjese. 

Mirësevini, jeni te mirëpritur te gjithë !

Me respekt e dashamirësi,

Këshilli Organizativ i manifestimit

Exit mobile version