Aleksa Beçiq u zgjodh sot kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi – Gjeloshaj voton pro, Gjeka abstenon

Kreu i koalicionit “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiq, u zgjodh sot kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi.

45 deputetë nga koalicionet “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E Zeza në të Bardh “, Partia Boshnjake (BS) dhe Nik Gjeloshaj nga Lista Shqiptare votuan për zgjedhjen e Beçiqit, shkruan Ulqini Online.

 Deputeti i Partisë Liberale Andrija Popoviç ishte kundër, ndërsa deputetët nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Social Demokratët (SD), deputetja e Partisë Social Demokratike Draginja Vuksanoviq Stankoviq dhe deputeti i Koalicionit shqiptar “Bashkë një za” Fatmir Gjeka abstenuan.