Alen Emshija nga Plava shpëtoi një grua që u hodh në lumin Moraça

PODGORICË-Dje rreth orës 12 një grua është hedhur nga ura e varur “Viseci Most” e  lumit Moraça në Podgoricë , të cilën e ka shpëtuar Alen Emshija nga Plava, i cili është hedhur në ujin e ftoft të Moraçes për ti shpetuar jetën guras që po tentonte të bente vetvrasje, konfirmojnë nga Drejtoria e Policisë.

Sipas tyre, policia ka marrë një telefonatë se një grua e panjohur është hedhur në Moraçë, nga Ura Viseci.

Kur pjesëtarët e shërbimit dolën në vendngjarje, djaloshi trim nga Plava, Alen Emshija, tashmë po e nxirrte gruan nga uji.

Drejtoria e Policisë tha se ajo është transferuar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike të Malit të Zi, për t’i ofruar ndihmë mjekësore.