Kryesia e Alternativë Shqiptare, e kryesuar nga kryetari Nik Gjeloshaj, sot me datën 28 shtator 2019, në Plavë mbajti mbledhjen e radhës!
Fillimisht u miratua Vendimi për plotësimin e Këshillit komunal të Plavës me tre anëtarë të rinj, të propozuar nga koordinatori, Zog Sinanaj.
Po ashtu, në takim u diskutuan shumë çështje dhe plane të rëndësishme, me fokus të veçantë në bashkëveprimin e subjekteve nacionale për proceset politike që pasojnë!
Në mënyrë të detajuar u diskutua për zgjedhjet e ardhshme lokale në Guci, si dhe për ato parlamentare që mbahën në të njëjtën kohë, vitin tjetër.
Me këtë rast shprehëm kënaqësinë me funksionimin e koalicionit shqiptar parazgjedhor në Tuz, që kemi me LDSH dhe UDSH, duke rikonfirmuar Marrëveshjen afatgjate me LDSH, Forumin Shqiptar për zgjedhjet parlamentare.
Një nga përfundimet e mbledhjes së Kryesisë mbetet përkushtimi maksimal i Alternativës Shqiptare, me të gjitha strukturat e veta për bashkëveprimin dhe unifikimin e faktorit shqiptar për këto procese të rëndësishme!
Andaj apelojmë te subjektet simotra, që të mbështesin këtë ide dhe sa më parë të ulemi të gjithë bashkë, me të vetmin qëllim bashkimin e faktorit shqiptar në një listë të vetme për këto procese!
Mendojmë se modeli i Tuzit duhet të jetë shembull për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Vlerësojmë që vetëm në këtë mënyrë mund të arrinim aspiratat tona pulitke, në të gjitha nivelet !