Ambasadori Blerim Reka në iftarin diplomatik të Turqisë në OKB, takime me ambasadorë të vendeve të ndryshme

New York – Ambasadori, Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka, mori pjesë në një iftar të organizuar për korin diplomatik në Misionin e Përhershëm të Turqisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Në këtë iftar diplomatik, ambasadori Reka pati rastin të takohet dhe të bisedojë me ambasadorin e Turqisë në OKB, Ahmet Yildiz, si dhe me ambasadorin e Sirisë në OKB, Ibrahim Olabi.

Gjatë këtij aktiviteti foli edhe ministrja turke për Familje dhe Shërbime Sociale, Mahinur Özdemir Göktaş, e cila po udhëheq delegacionin shtetëror të Turqisë në sesionin e 70-të të Komisionit për Statusin e Gruas (CSW) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ky iftar, i organizuar në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit, mblodhi përfaqësues të shumtë diplomatikë në New York dhe shërbeu si një mundësi për bashkëbisedim dhe forcim të marrëdhënieve ndërmjet përfaqësuesve të vendeve të ndryshme në arenën ndërkombëtare.