Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Kristijan Timonije, ka lëshuar kritika të pazakonta në drejtim të Malit të Zi, duke arsyetuar qëndrimin e vendit të tij për të rishikuar rregullat e integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve ballkanike. Timonije tha se në këto vende më tepër po simulohen reformat, dhe mori për shembull Malin e Zi, ku tha se çdo gjë kontrollohet nga 10-12 familje të cilat po pasurohen dita ditës. Kjo është një nga arsyet që Franca dëshiron të rishikojë rregullat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, sqaroi Timonije.
Ambasadori francez: Në Mal të Zi çdo gjë kontrollohet nga 10-12 familje
