ANDRIN VUTHAJ PËRZGJIDHET KADETI I DYTË NGA KOSOVA NË AKADEMINË USHTARAKE WEST POINT NË SHBA

Përmes një postimi  ne faqen zyrtare te Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kjo ministri uron kadetin e saj Andrin Vuthaj për përzgjedhjen e tij në Akademinë Ushtarake West Point klasa 2024.

Postimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës:

Forca e Sigurisë së Kosovës uron kadetin Andrin Vuthaj për përzgjedhjen e tij në Akademinë Ushtarake West Point klasa 2024.

Kjo është edhe një histori tjetër suksesi në FSK, duke theksuar edhe një herë bashkëpunimin e madh që ka FSK-ja me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne i dëshirojmë kadetit tonë gjitha të mirat dhe suksese në ketë sfidë të re në Akademitë më prestigjioze në botë. Gjithashtu Andrinit i dëshirojmë të bëhet oficer i suksesshëm dhe me të ardhme të ndritur si pjesëtarë i FSK-së .

Falënderim të veçantë Ambasadës së SHBA-se në Prishtinë për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të FSK-së.