Demonstratat e fuqishme gjithpopullore te vitit 1981 në Kosovë, apo siç njihen në populli “Pranvera e 81-shit” ishin ai flakadani lajmëtar se Kosova e donë lirinë dhe shtetësinë. Ishin këto protesta te fuqishme, në fillim studentore të cilat u shndërruan pastaj në gjthëpopullore, e të cilat shënuan edhe fillimin e një mbarimi dhe shkatërrimit të krijesës artificiale të njohur si Jugosllavi. Plava e Gucia si shumë treva shqiptare po sfidonin kohën duke tentuar për ta ruajtur shqiptarin në këto treva.
Rinia plavë-guciase që po shkollohej në Kosovë, nga aty në vendlindjen tonë sillte frymën e atdhetarisë së shkelur dhe nëpërkëmbur përmes folklorit, kulturës dhe historisë se mirëfilltë shqipatre. Shumë të rinje ranë në sy të agjentëve të UDB-së dhe si pasojë u arrestuan dhe u dënuan.
Në këto rrethana një e re, studente nga fshati Martinaj i Plavë Gucisë sikur nuk e lenin te qetë gjenet e origjinës së truallit që i përkiste, truallit te luftëtarit dhe fisnikut Bali Demës.
Studentja e vitit të dytë të drejtësisë Hate Balidemaj kërkonte drejtësi liri dhe barazi për popullin e saj dhe asgjë më shumë sesa popujt e tjerë që në atë kohë gëzonin në ish Jugosllavi.
Kosova vend i lëvizjeve të mëdha kombëtare ishte ajo foleja ku frymëzoheshin dhe brumoseshin me atdhetari rinia shqiptare e kohës.
Hata e re dhe aktive ishte bërë pjesë e çdo proteste për liri e barazi, aty ku kërkonte zëri i atdheut.
Në përvjetorin e tretë të demonstratave të vitit 1981, pikërisht më datën 11 mars 198 arrestohet Hatë (Avdyl) Baldemaj së bashku me studentët e rinjë që ju prinin demonstruesve për të shënuar Përvjetorin e përgjakeshëm të 81-shit.
Policët dhe agjentet e UDB-se e arrestuan Hatën në lagjën Ulpiana të Prishtinës pikërisht në sheshin i cili asokohe quhej Sheshi Juri Gagarin.
Organet policore dhe gjykatat e pushtetit të instaluara me procedura të shpejtuara e dënuan atë me tre muaj burgim dhe gjashtë muaj nën hetime mbrojtje ne liri. Sipas pohimeve tē Hatës lirinë nën vëzhgimin e udabashëve e kishte përjetuar si burg kolektiv.
Burgun e mbajti në burgun e Smrekovnices në Mitrovicë
Hata sot jeton në Prishtine dhe me modesti thotë se si atëherë si sot gjithnjë ajo ka mbetur e njëjtë në qëndrimin dhe vlerësimin se të gjithë duhet të jemi në shërbim të kauzës së shenjtë kombëtare atëherë dhe aty kur e kërkon atdheu.
Esad GJONBALAJ