Nga Plava në Gjakovë përmes Rozhajes sot duhet kaluar 153 kilometra me hapjen e pikes kufitare Qafë Vranicë – Plavë vetëm 86km për të arritur në Gjakovë, apo gjysma e kohës ekzistuese, pra një orë e gjysëm.
Nëse hulumton për këtë pikëkalim kufitar Qafë Vranicë – Plavë përpos marrëveshjes të bërë në vitin 2011 në mes Shqipërisë dhe Malit te Zi do te hasesh edhe ne këtë informacion “ Ky vendkalim është ende në fazën e përfundimit. Ndodhet në afërsi të fshatit Çerem të rrethit të Tropojës. Pas përmirësimit të infrastrukturës rrugore ky vendkalim do të bëjë të mundur lidhjen e të gjithë zonave të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës me Plavën dhe Gucinë në Mal të Zi.”
Edhe pse kanë kaluar nëntë vite nga nënshkrimi i marrëveshjes për krijimin e pikës kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi në Qafë të Vranicës, asgjë nuk është materializuar ende. Mjafton të bëhet një përmirësim i vogël dhe shtrohen me asfalt 18 kilometrat e rrugës së bardhë ekzistuese Dragobi-Çermë-Qafë Vranicë për ta bërë brenda një kohë shkurtër këtë një rrugë funksionale ndërshtetërore mes Plavës dhe Tropojës.
Kjo rrugë do ishte impakt të jashtëzakonshëm ekonomik, do i jepte një shtytje të mirë turizmit malor të Bjeshkëve të Nëmuna e mund të bëhej një bosht i rëndësishëm rajonal i transportit. Por mbi të gjitha kjo duhet bërë sa më shpejt sepse është një rrugë patriotike sepse nëpërmjet kësaj rruge shqiptarët e Plavës dhe Gucisë dalin akoma më shumë nga izolimi historik dhe forcojnë lidhjet me Shqipërinë dhe Kosovën duke ndërprerë e mbase edhe kthyer procesin intensiv të asimilimit që ka ndodhur aty. Kështu për shembull aktualisht për të shkuar nga Plava në Gjakovë nga Rozhaja duhen 153 kilometra ose rreth tre ore me makinë ndërsa duke ndjekur korridorin e ri Plavë –Jasenicë- Hot i Kujit- Qafë Vranicë-Çerem- Dragobi-Bajram Curr-Gjakovë bëhet vetëm 86 kilometra të cilat mund të përshkohen me gjysmën e kohës ekzistuese, pra një orë e gjysëm.
Është koha qe shteti shqiptar te implementoj këtë marrëveshje per te mirën e këtyre trevave shqiptare qe vuajnë shumë nga plaga e mërgimit si rrjedhojë e mos perspektives ekonomike.
/Plava e Gucia Sot