Të nderuar qytetarë,
Dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë që ASH ka sjell Vëndim që jetë pjesë e garës politke për zgjedhjet lokale të 27 majit, në komunat Plavë dhe Podgoricë.
Mbasi në detaje kemi analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale, të vitit 2014, si dhe ato të vitit të kaluar në Tuz dhe analizës aktuale në teren, vlerësojmë që ne jemi i vetmi subjekt nacional që mund të ruaj përfaqësimin lokal në Plavë, si dhe t’a arris statusin e përfaqësimit në Kuvendin e Podgoricës.
Jemi të sigurt se ato 300 vota, që na munguan para katër viteve do t’i konpensojmë tani dhe do të jemi zëri i vërtetë i shumë qytetarëve shqiptarë në komunën e Podgoricës.
Sa i përket komunës së Plavës siç dihet, ne jemi i vetmi subjekt nacional i perfaqësuar në Kuvend atje. Jo vetëm se do të ruajmë statusin parlamentar, por që në bazë të analizave të bëra në teren, ekziston mundësia që të rrisim numrin e këshilltarëve atje.
Mbështetur në këto fakte, si dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit në kumunat Plavë dhe Podgoricë, ASH nesër do të dërgoj shkresa zyrtare të gjithë kryetarëve të subjekteve nacionale për të mbështetur listat e ASH.
E dijnë shumë mirë opininoni i gjerë që vetëm listat e ASH mund ta kenë statusin parlamentar në komunat në fjalë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe sëbashku të sjellim vëndime në të mirën e qytetarëve shqiptarë atje.
Shembullin më të mirë për këtë çështje ASH e ka dëshimuar me zgjedhjet e fundit në Komunën e Ulqinit. Ne atje ishim në kufirin e arritjes së statusit parlamentar, por që nuk kemi dashur të rizikojmë , e që me veprimin tonë t’u bëjmë dam subjekteve shqiptare, por që i kemi mbështetur ato.
Vlërësojmë që subjektet nacionale njëherë e përgjithmonë duhet të heqin dorë nga listat që vetëm damtojnë, gjegjësisht djegin votat dhe pëngojnë përfaqësimin e shqiptarëve në nivele të ndryshme.
Përveç këtyre çështjeve, Kryesia e ASH ka vëndos që për bartës të listave të jenë Nik Gjeloshaj për Podgoricë, kurse Ibër Hoti për Plavë.
Alternativa Shqiptare