Këtë vit në Plavë Guci nuk vërehet ndonjë atmosferë e theksuar festive në prag të festave të fundvitit në Plavë Guci. Nuk ka stolisje në vendet publike dhe si rrjedhojë e gjendjes së krijuar me pandemi edhe Festimet do të bëhen kryesisht vetëm në familje të ngushta dhe duke respektuar udhëzimet e autoriteteve shëndetësore
Po ashtu Ministria e Shëndetësisë në Mal të Zi, të martën miratoi masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Këto masa përshijnë ndalimin e organizimit të natës së Vitit të Ri në ambient të hapur dhe të mbyllur.
Ndalimi i daljes nga ora 10 deri në 5 të mëngjesit do të jetë ende në fuqi, përveç gjatë festave fetare ku qytetarët nuk janë të obliguar të respektojnë këto masa (natën midis 24 dhe 25 dhjetorit 2020, natën midis 5 dhe 6 janarit, si dhe natën midis 6 dhe 7 janar 2021). Ndërkaq gjatë festave fetare do të lejohen edhe ceremonitë fetare.
Masat e reja do të vlejnë deri më 11 janar të vitit të ardhshëm.