Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Balidemaj i reagon Ministrit Filip Axhiq “edhe Gucia e Plava janë në Mal të Zi”

Ministrit të punëve të brendshme të Malit te zt, Filip Adžić, i është drejtuar Edon Balidemaj, nënkryetari i komunës së Gucisë: “Ministër, e dimë që Mojkovac dhe Bilello Pola kanë pësuat dëme nga vërshimet, por Gucia është përmbytur për të treten herë në tre muaj e reagimi i shtetit për të mirën e qytetarit nuk shihet askund. Kemi pësuar shume dëme në infrastrukture rrugore, kemi dy shembje dheu: në Martinaj dhe në rrugën Guci-Gerçare, e cila pas intervenimit është hapur për kalim, thuhet në shkresën e nënkryetarit të Komunës se Gucisë zt Balidemaj drejtuar ministrit Adžić.

Përveç këtyre, Balidemaj i cili është edhe nënkryetar i Alternatives shqiptare tha se “ka pas rreth dhjetë intervenime në lokacione të ndryshme, duke mundësuar qarkullimin e lirë brenda territorit te komunës” por përkrahja nga institucionet përgjegjëse te nivelit qendror ka munguar fare dhe nuk duket ne horizont.

Gjithashtu, ai i është drejtuar Ministrit duke i thënë se është i shqetësuar kur “Auto moto savez” (shqip: Lidhja auto-moto) nuk kishte përfshirë fare ne raportin e vet të rregullt ditor bllokimin mbi 24 ore te rrugës Plave-Guci, qe është nen përgjegjësinë e institucioneve përkatëse shtetërore të Malit t| Zi.

“E kemi njoftuar Ministrinë e Ponëve te Brendshme, policine e shtetit, Qendrën e emergjencave dhe Lidhjen auto-moto dhe nuk ka asnjë reagim”.

Rruga Plave – Guci është hapur sot, rreth orës 16:00, pas mbylljes se më shumë se 24 oreshe.. /Plava e Gucia Sot

Exit mobile version