Balidemaj: Kisha serbe, e as deponia e mbeturinave, s’kanë vend në Martinaj

Në Plavë me 30 Nëntor 2018,  nënkryetari i Alternativa Shqiptare, me kolegë e kolege, pritëm në takim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati dhe ambasadorin e Shqipërisë në Mal të Zi, shkëlqesia e Tij, z. Ridi Kurtezi.

Gjatë takimit, ndër tema të ndryshme të hapura, unë, Ministrit por edhe Ambasadorit u bëra me dije për dy problemet kryesore të Plavë-Gucisë, rrespektivisht Martinajve.

Që të dy i njoftova për tentim-ngritjen e kishës serbe në Martinaj. Kisha serbe, për të dytën herë provokon shqiptarët e Martinajve, sikurse edhe në vende tjera në Mal të Zi.

Pas 2013, ritualeve në 2017 e 2018, pritet që në Maj të 2019 të fillojnë punimet e ngritjes… gjë që Martinajt nuk janë dakord, për ngritjen e asnjë objekti fetar “imagjinar”, të vendosur me dhunë dhe që shkakton vetëm përçarje.

Ambasadori, e edhe Ministri premtuan që do të punojnë në këtë drejtim.

Pas saj, duke qenë folësi i fundit, u kujtova edhe deponinë e mbeturinave mbi Martinaj. E cila është ardhur në një menyrë shumë të çuditshme, kur drejtorë të institucioneve përkatëse ishin shqiptarë (që ishin prezent në takim). Deponi, e cila nuk përmbushë asnjë kriter të vetëm.

 

Edon Balidemaj, nënkryetar i ASH-së.