Nënkryetari i Alternativës Shqiptare dhe nënkryetari i Komunës së Gucisë, Edon Balidemaj, në një prononcim për redaksinë tonë ka thënë se shqiptarët të dielën duhet të dalin në zgjedhjet presidenciale.
Ai thotë se “shqiptarët kanë ditur gjithmonë të zgjedhin, ndaj të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe të dielën”.
Më tutje Balidemaj ndër të tjera theksoj:
Siç e deklaroj edhe Nik Gjeloshaj, Alternativa Shqiptare nuk e ka mbështetur asnjë kandidat, por megjithatë i ftojmë të gjithë qytetarët nga Gucia dhe më gjerë që të dalin të dielën për të shfrytëzuar të drejtën e garantuar kushtetuese.
Ne nuk kemi një kandidat; Kemi më shumë opsione dhe mund të zgjedhim kandidatin që:
– Njeh Republikën e Kosovës dhe sheh Shqiperinë si partnere;
– Nuk e sheh “Ballkanin e hapur” si opsion;
– Ka qasje të qartë rreth rrugës drejtë BE-së, NATOs dhe me ShBA-të;
Dhe kryesorja: këto mos ti ketë vetëm për fushatë zgjedhore por ti ketë pasur edhe më herët dhe ti respekton edhe pas zgjedhjeve.