Banketi i xhelatëve: Kur thertorja transmetohet në ekran si festë “hyjnore”

Mentaliteti i pandryshuar i krimit si spektakël publik në Serbi

Për këdo që ka lexuar shkrimin e publikuar në gazetën Informer të Beogradit mbi festimin e Krishtlindjeve — të analizuar me mprehtësi nga gazetari i mirënjohur Enver Robelli — bëhet e qartë se shpirti dhe mentaliteti kriminal serb nuk kanë evoluar aspak për mirë. Përkundrazi, ato vazhdojnë të manifestohen hapur, pa turp dhe pa reflektim moral.

Nga Dan GASHI

Zeitgeist-in serb, as metodat, as mjetet dhe as modeli i “festimit” nuk kanë ndryshuar me kalimin e shekujve. Kjo nuk është traditë, por vazhdimësi e një makabriteti të ushqyer nga një e kaluar e errët, e përgjakshme dhe e pandëshkuar.

Historia serbe është e mbushur me “suvenire” gjakatare. Mjafton të kujtojmë vitin 1903, kur u masakruan mbreti dhe mbretëresha e Serbisë, dhe mbi trupat e tyre u festua në mënyrë barbare. Thuhet se vetë Dragutin Dimitrijeviq (Apisi), udhëheqësi i organizatës famëkeqe “Crna Ruka”, rrjepi një copë lëkure nga gjiri i mbretëreshës së kasapuar dhe e mbajti si relikt në kuletën e tij gjatë gjithë jetës. I njëjti mentalitet u trashëgua dhe u riprodhua nga pasardhësit e tij ideologjikë në vitet ’90.

Nipat dhe ithtarët e kësaj fryme — shokët ideologjikë të atyre që sot ulen në bankete me Aleksandar Vučić dhe Ivica Dačić — ishin ata që organizuan “safari” makabër mbi civilët e pambrojtur të Sarajevës. Po këta njerëz, gjatë luftërave në Kroaci dhe Bosnjë, tmerruan botën me “gjerdanë” rreth qafe, të përbërë nga gishtat e prerë të fëmijëve.

Kjo është patologjia e krimit të institucionalizuar: një realitet ku, përmes festivitetit, viktima shndërrohet në trofe. Derrkuci në hell nuk është asgjë tjetër veçse zëvendësim simbolik i mishit njerëzor që kjo ideologji ka konsumuar për shekuj me radhë.

Një shoqëri që feston me kriminelë lufte vuan nga një amnezi morale kolektive — një sëmundje që e pengon shërimin dhe dëshmon se shpirti i saj nuk ka ndryshuar aspak. Njëkohësisht, kjo është një paralajmërim i qartë: historia e pashëruar, e ujitur me gjak, alkool, këngë raciste dhe derrkuca në hell, rikthehet gjithmonë në formën e një banketi makabër dhe të përgjakshëm.

Në këtë realitet, tryeza e festës nuk është gjë tjetër veçse një thertore e transmetuar përmes ekraneve.