Permes një postimi ne rrjetin social facebook bashkevendësja e jonë Arta Vuçetaj Balaj njofton se pas numërimit të të gjitha votava ka fituar të bëhet asmbleiste ne Kuvendin e Komunes së Istogut.
Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” e përgëzon intelektualen e re të trevës tonë për këtë arritje në hapërimet e saj drejt sukseseve të radhes.
Postimi i plotë i Artes
Bashkëqytetarë të nderuar
Anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të LDK-së.
Me përfundimin e procesit të numërimit të votave, përkatësisht certifikimit të votave nga ana e KQZ-së, përfshirë votat me kusht dhe të mërgatës mora lajmin e dytë të mirë në këtë proces zgjedhor, të cilin po e ndajë me ju me shumë kënaqësi. Kur votat e secilit prej jush janë mbledhur, emri im është renditur i pari në listën e femrave më të votuara për kandidate të Kuvendit të Komunës së Istogut.
Gjatë fushatës e kemi thënë shumë herë sa shumë vlen një votë. Ky lajm përfundimisht e vulosi këtë.
Jam thellësisht mirënjohëse për privilegjin që më keni dhënë dhe e nderuar të ju përfaqësoj në kuvendin komunal të qytetit tonë.
Ky është fillimi i një rrugëtimi me shumë punë por qyteti ynë e ka personin e duhur për ta udhëhequr z. Ilir Ferati, ndaj jemi ballë hapur para jush dhe me padurim po presim të fillojmë me jetësimin e planit – për të gjithë.
Istogu është i të gjithëve dhe të gjithë së bashku do ta gëzojmë jetën këtu.
FALEMINDERIT ISTOG.
E juaja Arta Balaj