Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Bashkëvendësja jonë Adelina (Shaban) Sinanaj dhuron dhurata për fëmijët e Plavë-Gucisë në prag të Vitit të Ri

Në prag të festave të fundvitit, një gjest i bukur humaniteti vjen nga bashkëvendësja jonë Adelina (Shaban) Sinanaj, e cila ka vendosur të gëzojë fëmijët e Plavë-Gucisë me dhurata të Vitit të Ri.

Adelina ka bërë donacione për fëmijët në shkollën e fshatit Martinaj, si dhe për 12 fëmijë në fshatin Kumanicë, kumuna e Plaves duke iu siguruar atyre dhurata të dërguara enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Secili fëmijë ka përfituar nga një paketë e plotë që përfshinte: një xhaket dimri, një palë çizme, dorëza dhe pizhame, gjë që ndihmon drejtpërdrejt në përballimin e dimrit të ftohtë.

Adelina SINANAJ

Adelina Sinanaj është, e lindur dhe e rritur në SHBA, me profesion Master i Arkitekturës permdryshe vajza e biznimenit te shquar nga treva e e jone zt Shaban Sinanaj . Edhe pse jeton dhe vepron në Amerikë, ajo ruan një lidhje të fortë me vendlindjen e familjes së saj. 

Fshati Martinaj ështe vendi ku ka lindur nëna e saj Arbresha, ndersa Kumanica është fshati ku ka lindur dhe është rritur babai i saj, çka e bën këtë nismë edhe më domethënëse.

Përveç ndihmës për fëmijët, Adelina ka treguar solidaritet edhe për tre familje në nevojë, duke u siguruar atyre ushqime për festat e fundvitit. Po ashtu, ajo ka kontribuar edhe në spitalin e Plavës, konkretisht në repartin e pediatrisë, ku ka blerë pelena për foshnjat, një nevojë e domosdoshme për këtë repart.

Ky veprim human është dëshmi se zemra dhe ndjenja e përkatësisë nuk njeh distancë. Gjestet e tilla janë shembull frymëzimi dhe solidariteti, veçanërisht në këtë kohë festash.

Respekt dhe mirënjohje për Adelina (Shaban) Sinanaj, për humanizmin, kujdesin dhe dashurinë që ajo tregon për fëmijët dhe familjet e Plavë-Gucisë. Gëzuar festat!

Esad Gjonbalaj

Exit mobile version