Bashkimi Evropianë është i njoftuar me iniciativën për shkarkimin e ministrit të drejtësisë të Malit të Zi Vlladimir Leposaviq, është kumtuar nga Komisioni Evropianë. Në Bruksel përkujtojmë se BE dënon dhe hedh poshtë çdo mohim, relativizim ose sqarim të gabuar për gjenocidin në Srebrenicë. “Jemi të njoftuar me iniciativën e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e ministrit të drejtësisë, të drejtave njerëzore dhe të pakicave Leposaviq për shkak të komenteve lidhur me Srebrenicën” ka kumtuar zëdhënsja e komisionit evropianë Ana Pisonero Hernandez. Komisioni Evropianë përkujton se BE hedhë poshtë dhe i dënon mohimet, relativizimin ose sqarimin e gabuar të gjenocidit në Srebrenicë. “Respektimi i të drejtave njerëzore dhe sundimi i ligjit janë baza themelore të BE dhe si të tilla element kyç në procesin e asocimit në BE e që përcakton tempon e bisedimeve të Malit të Zi për anëtarësim në BE”, thuhet në reagimin e Komisionit Evropianë.