Pronocim, nga: Refik HASANI, publicist dhe veprimtarë.
Refik Hasani, është pronocuar për gazetën MekuliPress,ku ka shprehur opinionin e tij lidhur me Presidentin e Këshillit Evropian, z.Antonio COSTA, mbi deklaratën ka thënë se ’’Bashkimi Evropian po ndjek nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc’’.
Pronocimi është realizuar nga Gëzim Mekuli, Editor në Mekulipress.com, REVISTË-SHQIPE ONLINE
Pronocomi i plotë:
Mekulipress.com: Presidenti i Këshillit Evropian, z.Antonio COSTA, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Si mendoni lidhur me këtë deklaratë, në këtë rast BE-ja A është e gatshme të vendosin kushte konkrete për Serbin, deri sa Serbia të ndal diskriminimin sepse Presheva, Medvegja e Bujanoci, nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje dhe do të duhej të debatohet nga BE-ja,dhe që Serbia të ulët në bisedime e dialog me Komunitetin Shqiptarë në Serbi?
Refik Hasani:Deklaratën e Presidentit të Këshillit Evropian, z.Antonio COSTA,se po ndjek nga afër trajtimin e pakicës shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, është për ta përshëndetur sepse për herë të parë, u thua dhe u pranua publikisht dhe zyrtarisht në njëfarë mënyre, se diskursi i ndjekur, se deri më tani, po ndryshon duke shenuar një kthesë pozitive, në të mirë të komunitetit ton shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe gjithë andej Serbisë. Nga një President i Këshillit Evropian, e që nuk ishte zën ngoje asnjëherë nga gjithë paraardhësit e tij, edhe pse me një vonesë tepër të madhe, një vonesë të pajustifikueshme, është për ta marrë në konsiderat. Unë jam i prirur dhe nuk dua të besoj, se deklarata jo nuk është një retorikë diplomatike, por është një qasje e re, e ndryshuar.
Kështu jan përsëritur gabimet e rënda e të njëpasnjëshme, duke praktikuar dy standard për dy pakica. BE-ja, kan shkelur vullnetin plebishitar të kësaj Krahine, Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, BE-ja, nuk ka respektuar e zbatuar asnjë nga pikat e marrëveshjes së Konçulit që në këtë rast faktori politik nga BE-ja dhe ushtarak nga NATO-ja, dihet mirëfilli se kan monitoruar, e jan garantim i ndërkombëtarëve për zbatim të Marrëveshje së Konçulit.
Sepse emisarët për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, jan duke mos e trajtuar fare Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, kështu këto veprime, jan shkelje, edhe të: Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut e vitit 1948, Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave, Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe Udhëzues mbi Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.Se për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe shqiptarë në Serbi JO nuk ishte prioritet as në agjendën evropiane, tani kjo dihet botërisht, nga gjithë opinioni ndërkombëtarë, sepse dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, fare JO nuk e kan trajtuar çështjen e paszgjidhur të krahinës shqiptare, dhe ishte e harruar, dhe ishim lënë pas dore, përveqë Serbisë, që po na diskriminon edhe BE-ja, realizoi një veprim, duke na diskriminuar në mos trajtim dhe mos tretman. Deri sa pakicën Serbe në Kosovë, i ka favorizuar, i ka trajtuar në kuptimin diskriminim pozitiv, sa që asnjë pakicë në BE-jo nuk i gëzon këto të drejta.
Mekulipress.com:Deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian, z.Antonio COSTA, si e tillë a do të nënkupton se mos trajtimi, mos tretmani dhe lënja në hije, e komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, pastaj ndjekja e dy standardeve për pakicën Serbe dhe pakicën Shqiptare në Serbi, po ju vjen fundi, duke u ndalur pastrimi etnik-pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, dhe duke u ndal shkalla e diskriminimit në gjitha segmentet shoqërore në këtë Rajon me shumicë shqiptare, BE-ja, a mos kështu po shenon një kthes në raport me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc?
Refik Hasani:Problemet më urgjente me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Serbi që kërkojnë reagim të menjëhershëm nga BE-ja, pasi po vrehet dhe ka një përkeqësim të situatës, edhe pse në Bujanoc më 12 gusht 2024 , në Preshevë më 23 shtator 2024, dhe në Medvegjë më 3 nëntor 2024, u mbajtën 3 protesta radhazi, si formë e manifestuar, demonstrim dhe marshe paqësore, por asgjë nuk ndryshoi. Këto protesta paqësore në mbështetje gjithë popullore, prodhuan dhe dhan një ALARM, dhe një MESAZH PAQEJE, ishte një mesazh ndaj Beogradit zyrtar, të ndal diskriminimin, por edhe BE-ja, të vizitojn e rrisin prezencën dhe monitorimin duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive.
Është momenti i fundit që në institucionet më të larta të BE-së, në agjendën më të lart të BE-s, në mënyrë institucional të ndërtojn qëndrim, të qartë e jo të kemi dy standarde, për pakicën Shqiptare në Serbe në Kosovë për pakicën Serbe