Prof.dr.Naser FERRI
Ne një intervistë për revistën javore beogradase “Vreme”(e cila ishte kundërshtare e pushtetit dhe e nacionalizmit serb) aktori i madh shqiptar pos tjerash ka deklaruar se Besa shqiptare është vlera me e larte etike njerezore e te gjithe shqiptareve, me e forte se çdo marreveshje tjeter.
Per ta mbajtur Besen, shqiptaret gjate historise shume here kane sakrifikuar edhe jetët e veta.
Besa eshte ajo e cila i ka bere shqiptaret të cilesohen dhe të njihen me te çmuar ne krahasim me popujt e tjere, kishte thene Fehmiu.
Bekim Fehmiu ishte bere i famshem me rolin kryesor ne filmin jugosllav “Skupljači perja” (Mbledhesit e puplave) ne vitin 1966 qe ia kishte hapur deren e karrieres se sukseshme ne kinematografine boterore.
Fehmiu ishte aktori i pare shqiptar i filmit dhe i teatrit i cili luajti role te rendesishme dhe kryesore ne rajon dhe jashte tij siç ishin filmat: “Prova speciale”, “Odhisea”, ” Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori” në disa gjuhe boterore bashke me aktoret boterorë: John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, aktoren greke me origjine shqiptare Irene Papas (Irene Leleku) e mjaft të tjerë.
Edhe pse tere karrieren aktori me i madh kosovar e kishte realizuar jashtë Kosoves, sipas deshires se tij te fundit, pluhuri i tij eshte shperndarë ne lumin Bistrice te Prizrenit.
Burimi: Gegnishtja