Bernard Çobaj emërohet Ambasador i Malit të Zi në Kosovë

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë, u aprovua propozimi për emërimin e Bernard Çobaj si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Malit të Zi në Republikën e Kosovës, me bazë rezidente në Prishtinë.

Nga tetë anëtarët e pranishëm të Komisionit, gjashtë votuan pro emërimit të Çobajt, ndërsa kundër ishin deputetët e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Velimir Gjokoviq dhe Jelena Kljajeviq, të cilët janë pjesë e qeverisë aktuale.

Bernard Çobaj ka një përvojë të gjatë diplomatike dhe ka punuar për vite në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë. Emërimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës, duke pritur që angazhimi i tij të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.