Vendet anëtare të NATO-s kanë shumë më pak besim te Mali i Zi pas ndryshimit të qeverisë më 30 gusht 2020, tha deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Predrag Boshkoviç.
Ai tha se duket se individët nga qeveria e kuptojnë pjesëmarrjen në takimet ministrore të anëtarëve të NATO-s si obligim të vetëm dhe ky, siç tha ai, është vetëm një segment i vogël.
“Nëse qeveria aktuale, do të mbetet vitin e ardhshëm, vlerësimet për marrëdhëniet me NATO-n, jam i sigurt, do të ishin më të mprehta, si ato të shpallura së fundmi nga Komisioni Evropian”, tha Boshkoviq në një intervistë për MINA.
I pyetur nëse beson se Mali i Zi gëzon më pak besim nga vendet me të cilat bashkëpunon brenda NATO-s pas ndërrimit të qeverisë më 30 gusht 2020, ai u përgjigj se për fat të keq besimi është në nivelin më të ulët të mundshëm.
Boshkoviq tha se të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë të gatshme të kuptojnë kontekstin aktual politik dhe situatën që ka pasur një ndryshim të qeverisë, për këtë arsye ata përmbahen publikisht nga komentimi i çdo gjëje në mënyrë negative.
“Gjatë këtij viti kemi pasur disa kontrolle të papritura nga partnerët tanë, pikërisht për shkak të lëshimeve që kanë ndodhur në sektorin e sigurisë”, tha Boshkoviq.
Ai beson se nuk ka qasje apo iniciativë proaktive nga Ministria e Mbrojtjes ndaj programeve dhe platformave të bashkëpunimit të NATO-s.