BOTA INTELEKTUALE E PLAVË GUCISË- AKADEMIK REXHEP FERRI

BIOGRAFIA

ANËTAR I RREGULLT I AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVES

1937 u lind në Kukës (Shqipëri)

1958 mbaroi shkollën e mesme të artit në Pejë

1962 botoi poezitë e para nga cikli “Shëtitsit e vonë” në revistën letrare “Jeta e re” në Prishtinë

1966 u diplomua në Degën e Pikturës në Akademinë e Arteve në Beograd

1967 hap ekspozitën e pavarur në Galerinë e Qendrës Kulturore në Prishtinë

1968 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Graficki Kolektiv në Beograd

1969 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Darte II Cenacolo në Vicenca – Itali

1970 mbaroi studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Beograd

1971 merr çmimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës

1972 merr pjesë në Bienalen Mediterane të Aleksandrisë në Egjipt

1973 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Grafički Kolektiv në Beograd

1974 u zgjodh pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë

1975 merr çmimin për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës

1976 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Kulturni Centar në Beograd

1977 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Lambert në Paris (Francë)

1978 botoi librin me poezi “Punë gjaku”, Rilindja, Prishtinë

1981 botoi librin me poezi “Qafa e diellit”, Rilindja, Prishtinë

1982 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë e Arteve në Prishtinë

1982 dhjetë artistë nga Kosova, Galeria Forum Zagreb

1983 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë e Arteve në Sarajevë

1984 botoi librin me poezi “Këmisha e bardhë”, Rilindja, Prishtinë

1985 merr pjesë në ekspozitën “Arti bashkëkohor i Kosovës” në Galerinë Breht në Munih – Gjermani

Rexhep Ferri, viti 1972 gjat nje ekspozite te ti në Beograd

1988 botoi librin me poezi “Trekëndësh me detin”, Rilindja, Prishtinë

1989 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Vakko në Ankara, (Turqi)

1992 botoi librin me poezi “Në profil”, Rilindja, Prishtinë

1995 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Kulla e Balshajve në Ulqin

1996 zgjedhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

1997 merr shpërblimin “Penda e artë” për poezinë më të mirë të botuar në revistën “Fjala” gjat dy mitingjeve të poezisë në Gjakovë

1997 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Dodona në Prishtinë

1997 botoi librin me poezi “Ndoshta ishte dashuri”, Rilindja, Prishtinë

1998 botoi romanin “Atdheu im torzo”, Rilindja, Prishtinë

2000 zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

2001 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Kombëtare në Tiranë

2003 botoi librin me poezi “Portreti i një vetmie”, Rilindja, Prishtinë

2004 botoi romanin “Frikë nga Gernika”, Onufri, Tiranë

2005 botoi romanin “Njeriu po kush tjetër”, Onufri, Tiranë

2006 botoi romanin “Shapo Albane”, Onufri, Tiranë

2007 botoi librin me poezi “Humbës i lumtur”, Toena, Tiranë

2007 mori pjesë në ekspozitën “L‘art moderne kosovar” në Cite internationale des arts – Paris

2008 botoi librin me ese “Historia e hijeve”, Onufri, Tiranë

2009 botoi romanin “Atdheu im torzo”, Onufri, Tiranë

2009 botoi librin me poezi “Harrimi antik”, Onufri, Tiranë

2010 ASHAK, Monografi për Rexhep Ferrin nga Gëzim Qendro

2011 botoi romanin “Britma e Munkut”, Onufri, Tiranë

Ne fotot Prof Dr Naser Ferri dhe akademik Rexhep Ferri prn varrit te heroit kombetar JAKUP FERRI

-2017-me rastin e 80 vjetorit të lindjes ASHAK ia organizoi ekspozitën personale

-2018-2019 Shtëpia Botuese “Onufri” është duke ia botuar veprat e përmbledhura:

1.Humbësi i lumtur (poezi)

2.Ndoshta dashuri (poezi)

3.Atdheu im torzo (roman)

4.Njeriu, po kush (roman)

5.Frikë nga Guernika (roman)

6.Britma e Munkut (roman)

7.Portreti në monedhë (roman)

8.Gabime të bukura (ese)

9.Ora me qyqe (ese)

Piktur e Akademik Rexhep Ferrit
Nê foto Akademik Rexhep Ferri, prof Dr Naser Ferri me djalin e tij Bindin dhe Mr.Arben Ferri pranë xhamisë së Ferrajve (sot e  Shaboviqve) xhami kjo e ndërtuar në vitin 1901 nga pesë  djemtë e Jakup Ferrit: Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani dhe Emini të cilët e vazhduan rrugëtimin atdhetar të Jakupit.