BIOGRAFIA
ANËTAR I RREGULLT I AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVES
1937 u lind në Kukës (Shqipëri)
1958 mbaroi shkollën e mesme të artit në Pejë
1962 botoi poezitë e para nga cikli “Shëtitsit e vonë” në revistën letrare “Jeta e re” në Prishtinë
1966 u diplomua në Degën e Pikturës në Akademinë e Arteve në Beograd
1967 hap ekspozitën e pavarur në Galerinë e Qendrës Kulturore në Prishtinë
1968 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Graficki Kolektiv në Beograd
1969 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Darte II Cenacolo në Vicenca – Itali
1970 mbaroi studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Beograd
1971 merr çmimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës
1972 merr pjesë në Bienalen Mediterane të Aleksandrisë në Egjipt
1973 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Grafički Kolektiv në Beograd
1974 u zgjodh pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë
1975 merr çmimin për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës
1976 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Kulturni Centar në Beograd
1977 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Lambert në Paris (Francë)
1978 botoi librin me poezi “Punë gjaku”, Rilindja, Prishtinë
1981 botoi librin me poezi “Qafa e diellit”, Rilindja, Prishtinë
1982 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë e Arteve në Prishtinë
1982 dhjetë artistë nga Kosova, Galeria Forum Zagreb
1983 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë e Arteve në Sarajevë
1984 botoi librin me poezi “Këmisha e bardhë”, Rilindja, Prishtinë
1985 merr pjesë në ekspozitën “Arti bashkëkohor i Kosovës” në Galerinë Breht në Munih – Gjermani
1988 botoi librin me poezi “Trekëndësh me detin”, Rilindja, Prishtinë
1989 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Vakko në Ankara, (Turqi)
1992 botoi librin me poezi “Në profil”, Rilindja, Prishtinë
1995 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Kulla e Balshajve në Ulqin
1996 zgjedhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
1997 merr shpërblimin “Penda e artë” për poezinë më të mirë të botuar në revistën “Fjala” gjat dy mitingjeve të poezisë në Gjakovë
1997 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Dodona në Prishtinë
1997 botoi librin me poezi “Ndoshta ishte dashuri”, Rilindja, Prishtinë
1998 botoi romanin “Atdheu im torzo”, Rilindja, Prishtinë
2000 zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
2001 hapi ekspozitën e pavarur në Galerinë Kombëtare në Tiranë
2003 botoi librin me poezi “Portreti i një vetmie”, Rilindja, Prishtinë
2004 botoi romanin “Frikë nga Gernika”, Onufri, Tiranë
2005 botoi romanin “Njeriu po kush tjetër”, Onufri, Tiranë
2006 botoi romanin “Shapo Albane”, Onufri, Tiranë
2007 botoi librin me poezi “Humbës i lumtur”, Toena, Tiranë
2007 mori pjesë në ekspozitën “L‘art moderne kosovar” në Cite internationale des arts – Paris
2008 botoi librin me ese “Historia e hijeve”, Onufri, Tiranë
2009 botoi romanin “Atdheu im torzo”, Onufri, Tiranë
2009 botoi librin me poezi “Harrimi antik”, Onufri, Tiranë
2010 ASHAK, Monografi për Rexhep Ferrin nga Gëzim Qendro
2011 botoi romanin “Britma e Munkut”, Onufri, Tiranë
-2017-me rastin e 80 vjetorit të lindjes ASHAK ia organizoi ekspozitën personale
-2018-2019 Shtëpia Botuese “Onufri” është duke ia botuar veprat e përmbledhura:
1.Humbësi i lumtur (poezi)
2.Ndoshta dashuri (poezi)
3.Atdheu im torzo (roman)
4.Njeriu, po kush (roman)
5.Frikë nga Guernika (roman)
6.Britma e Munkut (roman)
7.Portreti në monedhë (roman)
8.Gabime të bukura (ese)
9.Ora me qyqe (ese)