Myftar Adem Gjonbalaj
Jeta dhe biografia.
Ka lindur në Vuthaj, komuna Plavë – Gucisë me 12 /12/ 1946 , në një familje me tradita të shëndosha atdhetare e patriotike. Ka mbaruar shkollën fillore në fshatin e lindjes në Vuthaj në vitin 1958. Në vitin 1959 mbaron klasën e 5 -të në Guci në gjuhën serbe, sepse në atë kohë autoritetet malazeze kishin mbyllur shkollën shqipe të Gucisë .
Po këtë vit emigron në Shqipëri ku mbaron shkollën e mesme në Durrës dhe më pas diplomohet me studimet e larta në fakultetin Histori – filologji në degën Ghuhë- letërsi shqipe në Universitetin shtetëror të Tiranës në vitin 1971. Ka kryer studimet pasuniversitare për degën gjuhë – letërsi shqipe, për emergjencat civile dhe drejtimin e shkollave. Ka punuar si mësues dhe si drejtor shkolle në rrethet Berat dhe Durrës për 45 – vjet. Së fundmi ka qënë drejtor i gjimnazit Naim Frashëri në Durrës. Ka qënë kryetar i Shoqatës Atdhetare Politike Kosova për rrethin e Durrësit për 25 – vjet që nga viti 1993 e deri në Pavarësinë e Kosovës. Është poet dhe shkrimtar ku ka shkruar shumë artikuj publicistikë edhe për çeshtje politike të kohës si dhe për çeshtje letraro -artistike për kohën.
Ka shkruar deri me tani 14 -të vepra letraro – artistike si romane, novela e tregime sidhe poema e poezi. Temat që trajton janë bashkëkohore, ku vëndin qendror e zën dashuria për vendlindjen e tij Vuthajt dhe për Kombin shqiptar. Është i martuar dhe ka 4 – fëmijë, 1 – një djalë e tri vajza. Ka dalë në pension në vitin 2009 dhe merret me krijimtari letraro- artistike. Jeton bashkë me familje emigrant në Itali që nga viti 2002 e deri më sot në qytetin NOVARA Itali.
/Plava e Gucia Sot
23 Tetor 2018