Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami lobon për Kosovën në Kongresin Amerikan

Kërkon  Kongresi  angazhohet  shumë për Kosovën ndihmojë Ushtrinë dhe kapacitetet e saj mbrojtëse

Nga Ruben Avxhiu

Botuesi i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami vazhdon lobimin për Kosovën në Kongresin Amerikan.

Pas disa takimeve në New York, në këto muajt e fundit, dje ka udhëtuar në kryeqytetin amerikan Washington, për një sërëtakimesh me kongresistë në zyrat e tyre.

Botuesi Bajrami u prit nga Jim Himes, kongresist ngaConnecticut, Anëtari Më i Lartë I Komitetit të Përhershëm përInteligjencën dhe anëtar i hershëm i Kaukusit të InteresaveShqiptare në Kongresin Amerikan; Seth Moulton kongresist ngaMassachusetts dhe ish-oficer i marinsave amerikanë, anëtar iKomitetit të Dhomës për Shërbimet e Armatosura; Ritchie Torres, kongresist nga New York-u dhe bashkëkryetar i Kaukusittë Interesave Shqiptare; si dhe me Maeve Healy, shefe e stafitdhe këshilltare kryesore e kongresistes Grace Meng, nga New York-u, anëtare e Komitetit të Përcaktimeve, e cila nuk ndodhejatë ditë në Washington.

Në këto takime botuesi i gazetës “Illyria” informoi kongresistëtdhe këshilltarët e tyre të afërt për ngjarjet e fundit në Kosovëdhe kërkoi një angazhim më të madh të Kongresit Amerikan nëndihmë të Kosovës. Ndonëse një nga kongresistët e siguroi se Serbia nuk gëzon mbështetje në Kongres, botuesi Bajrami përsëriti se lënia në harresë e Kosovës dhe Ballkanit mund tëketë pasoja të rënda.

Nga kongresisti Seth Moulton, i Komitetit që mbulon forcat e armatosura amerikane, ai kërkoi në veçanti ndihmë për forcimine Ushtrisë së Kosovës. Një Kosovë më kapacitete të mëdhambrojtëse është garanci edhe për interesat amerikane në rajon.

“Mënyra më e mirë do të ishte forcimi i shpejtë i Ushtrisë sëKosovës dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha Bajrami. “Kjo ndalon njëherë e përgjithmonë ambicjet territoriale tëSerbisë”.

Me kongresistët e tjerë ai foli gjerësisht për situatën në Kosovëdhe rolin destruktiv të Serbisë jo vetëm në Kosovë por edhe nëBosnje dhe Mal të Zi.

“Serbia e ka zemrën në Moskë. Ajo do vetëm fondet e BE-së. As politika e as shumica e popullit nuk duan të jenë pjesë e bashkësisë europiane. Janë të kota përpjekjet e BE-së e tëAmerikës që duke e toleruar e përkëdhelur Serbinë shpresojnë se do të heqë dorë nga lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dheKinën”, tha botuesi shqiptaro-amerikan.

Kongresisti Seth Moulton premtoi se do të bëhej së shpejtianëtar i Kaukusit Shqiptar në Kongres. Të dy, bashkë me kongresistin Jim Himes premtuan se do të bëjnë një vizitë nëKosovë, për të mësuar për situatën dhe nevojat e saj.

LEGJENDAT E FOTOGRAFIVE

Vehbi Bajrami (djathtas), me kongresistin Jim Himes, ngaConnecticut, Anëtari Më i Lartë I Komitetit të Përhershëm përInteligjencën dhe anëtar i hershëm i Kaukusit të InteresaveShqiptare në Kongresin Amerikan.

Pas takimit me Maeve Healy, shefe e stafit dhe këshilltarekryesore e kongresistes Grace Meng, nga New York-u, anëtare e Komitetit të Përcaktimeve.

Vehbi Bajrami dhe Ritchie Torres, kongresist nga New York-u dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Interesave Shqiptare

Gjatë takimit me Seth Moulton kongresist nga Massachusetts dhe ish-oficer i marinsave amerikanë, anëtar i Komitetit tëDhomës për Shërbimet e Armatosura.