Çdo botim nga autor të huaj, të cilët si subjekt kanë çështje të ndryshme nga hapësira etnogjeografike shqiptare, janë me interes për lexuesit të cilët kanë kureshtje për temat e trajtuara. Ne gamën e autorëve të tillë bën pjesë edhe Branisllav Nushiqi, ku kohë më parë të pëkthyer në shqip i është botuar libri
‘Nga Kosova deri në bregdetin Adriatik’, ”Naimi”, Tiranë, 2021.
Dr. Nail Draga
Kemi të bëjmë me një libër të veçantë ku autori ka paraqitur shënime udhëtimi nëpër viset shqiptare që janë shkruar në vitin 1894, dhe botuar për herë të parë në vitin 1903. Ndërsa në shqip na vjen i përkthyer nga gazetari e publicisti Fahri Musliu dhe botuar nga NAIMI, në Tiranë në vitin 2021.
Alkibijad Nusha (1864-1938) ka lindur në Beograd në familje tregtare vllahe, ku këtë emër e ka mbajtur deri në moshën 18 vjeçare, ku përcaktohet me emër e mbiemer si Branisllav Nushiq. Ndonëse me profesion ka qenë jurist, por në opinion është i njohur me krijimtarinë e tij letrare. Ka shkruar romane, drama, tregime e ese. Eshtë marrë edhe me gazetari e diplomaci, dhe pozita drejtuese në institucionet e ndryshme kulturore si në Manastir, Novi Sad, Shkup, Sarajevë, Beograd etj.
Në lidhje me prejardhjen e tij përkthyesi F.Musliu ceken se Nushiqi nuk jep ndonjë shpjegim, por ai në Serbi konsiderohet shkrimtar serb me prejardhje vllahe. Por, F.Musliu me tutje cekën se “sipas një miku timin,hulumtues i arkivave, mësoj se ka ekzisuar një letër testament i Nushiqit dërguar të bijës së tij,ku ai flet për prejardhjen e tij shqiptare dhe se ky dokument ka ekzistuar në Arkivin e Kosovës, por tani nuk ekzison më.
Një dokument të tillë nuk e posedon as Arkivi i Serbisë, as Fondacioni i Nushiqit”. Pavarësisht këtyre të dhënave apo të tjerave deri më tash nuk ka ndonjë konformim të saktë të prejadhjes së tij kombëtare, çështje e cila mbetën e hapur për hulumtime nga studiues të ndryshëm.
Nga opusi krijues i Nushiqit janë me interes edhe katër libra udhë-përshkrimesh që kanë të bëjnë me shqiptarët: “Kosova”(përshkrimi i tokës dhe popullit), “Nga Kosova e deri në detin e kaltër”(versioni në gjuhën shqipe del botohet me titullin Nga Kosova deri në bregdetin Adriatik”), “Në brigjet e liqenit të Ohrit” dhe tregimin “Mbrëmjet e Ramazanit”.
Këtë libër duhet analizuar në kontekstin e kohës kur autori ishte zëvendes konsul në konsulatën serbe në Prishtinë. Kemi të bëjmë me një autor i njohur si shkrimtar, e në veçanti si dramturg, por edhe intelektual i cili na ofron pikëpamjet e veta në lidhje me rrethanat shoqërore e politike në Vilajetin e Kosovës dhe më gjerë.
Autori i këtij botim dëshmon se ka qenë i informuar për botime nga autor të ndryshëm të cilët kanë shkruar për Kosovën dhe shqiptarët, të cilët i ka cituar në raste të veçanta. Pavarësisht se kemi të bëjmë me një udhëpërshkrim i cili daton për vitin 1894, të dhënat e prezantuara duhet kuptuar nga qasja e autorit i cili ishte në shërbim të diplomacisë serbe. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse Serbia në atë kohë në Kosovë kishte shërbimin konsulor në Prishtinë, ku bënte pjesë edhe vet B.Nushiqi, në cilësinë e zëvëndes konsulit.
Andaj, interesimi i veçantë për shqiptarët dhe pjesëtarët e popujve të tjerë në Kosovë dhe me gjerë e sidomos serbet dhe ortodoksët nuk ishte rastësi, por strategji e politikës dhe e diplomacisë serbe të kohës. Duhet kuptuar se Nushiqi në cilësinë e diplomatit shtetëror ai ishte i detyruar t´iu përmbahet politikës së jashtme të shtetit që përfaqësonte dhe të qendrimeve të tij ndaj shqiptarëve dhe hapësirës etnogjeografike shqiptare.
Në këtë udhëpërshkrim autori fillon nga Kosova, përkatësisht Prishtina, duke vazhduar tutje në qytete e vise shqiptare e përfunduar në detin e kaltër që ishte ëndrra e politikës serbe për dalje Adriatik. Të dhënat e prezantuara janë komplekse si nga aspekti gjeografik, historik, etnografik, antropologjik dhe të raportëve shoqërore, kombëtare e fetare, nga del se kemi të bëjmë me një autor i përgatitur me njohuri përkatëse por edhe me qasje intelektuale për çështjet e trajtuara.
Por, duke lexuar këtë libër lexuesi për shumë çka nuk mund të pajtohet me qasjen e autorit, por duhet kuptuar se ky udhëpërshkrim ishte sipas konceptit të politikës serbe të kohës.
Nga ajo që njohim deri më tash del qartë se Nushiqi është shkrimtari dhe diplomati i parë dhe i vetëm me prejardhje jo serbe që aq shumë është marrë me shqiptarët dhe viset shqiptare, që, ndoshta flet edhe për interesimin dhe përpjekjet që të zbulojë edhe prejardhjen e tij etnike.
Përkthyesi i këtij botimi F.Musliu nuk ka hezituar për të dhënë shënime plotësuese për çështje të veçanta, duke iu lëhtesuar lexuesve për të kuptuar me lehtë tekstin e prezantuar. Por, duke marrë parasysh se në këtë botim janë evidentuar një numër i madh i emërvendeve gjeografike, disa kanë mbetur të shënuara në formën sllave, pa prezantuar formën tradicionale qe përdorët nga popullsia shqiptare, andaj në ribotimin eventual të këtij libri duhet të përmirësohen.
Nuk ka dilemë se lexuesi shqiptar me përkthimin e këtij libri në shqip ka mundësi që të njihet më për se afërmi, me një vepër pak të njohur të autorit e cila ofron të dhëna me interes për hapësirën shqiptare.
Ndonëse kemi të bëjmë me një botim i cili është udhëpërshkrim, ky libër ofron të dhëna me interes për hapësirën etnogjeografike shqiptare, të shkruara me mjeshtri nga autori, në fund të shek.XIX, dhe si i tillë për disa çështje mund të përdoret si referencë nga studiues të ndryshëm.
(Gusht 2024)