Akademik Jashar Rexhepagiqi

Lindi në Plavë më 16 janar 1929. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Beran dhe në Pejë. Grupin e lëndëve pedagogjike e studioi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku diplomoi në vitin 1953. Gradën doktor shkence e mori në vitin 1965 në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku mbrojti me sukses tezën “Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit të shqiptarëve në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918”.Ushtroi detyra të ndryshme në shkolla dhe në arsim: profesor i Shkollës Normale dhe Gjimnazit në Prizren, profesor e…

Lexo më shumë

Akademik ESAD MEKULI (1916- 1993)

Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. Menjëherë…

Lexo më shumë

Prof.dr Isuf (Isuf)Dedushaj

  Doktor i shkencave të mjekësisë – epidemiolog Lindi në fshatin e Vuthaj –  më 10 tetor 1951. Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976. Fillimisht punoi në Shtepinë e Shëndetit në Drenas ish Gllogovci. Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga epidemiologjia më 20 maj të vitit 1980 dhe njëheri është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës. Studimet pasuniversitare…

Lexo më shumë

Prof. Dr. Naser Ferri,arkeolog,

Prof. Dr. Naser Ferri, arkeolog, Këshilltar shkencor në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës  dhe nip i herojit kombëtar mbarëshqiptar Jakup Ferri. Prof.dr. Naser Ferri u lind në Pejë më 12 janar 1955. Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në Pejë, kurse studimet universitare me suksese të shkëlqyeshëm në Zagreb – Dega e arkeologjisë e Fakultetit Filozofik (1978) ku i kreu edhe studimet pasdiplomike të magjistraturës më 1987. Tezën e disertacionit e mbrojti më 1997. Më 1979 filloi punën në Institutin Albanologjik në Prishtinë, fillimisht si asistent,…

Lexo më shumë