“Mbrojtja e Plazhes së Madhe do të vazhdojë edhe më intenzivisht me heronjtë e kësaj beteje – popullin e Ulqinit”

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka reaguar ashpër pas një votimi të zhvilluar në orët e vona të natës në Kuvendin e Malit të Zi, duke e quajtur atë një shkelje të rëndë të normave demokratike dhe një hap pas në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian. Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Nimanbegu kritikon mënyrën e zhvillimit të seancës dhe vendimin e marrë, që sipas tij cenon rëndë interesat e qytetarëve të Ulqinit dhe mjedisin natyror të zonës. Ai nënvizon se vendimi është marrë…

Lexo më shumë

JAVA E LETËRSISË SHQIPE NË ULQIN

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me PEN Qendrën e Shqipërisë dhe PEN Qendrën e Kosovës do të organizojnë në Ulqin më 23-25 prill 2025 edicionin e parë të manifestimit letrar “Java e Letërsisë Shqipe”.  Programi letrar i larmishëm përfshin mbrëmje letrare, takime letrare, punëtori me krijues të rinj, debate për letërsinë etj. Kështu ky edicion i parë do të nisë me Mbrëmjen letrare “Poetët për Ditën Botërore të Poezisë”, ku poetët pjesëmarrës nga tre asociacionet letrare do të lexojnë vargje nga krijimtaria e tyre, ndërsa nxënësit e shkollës së mesme do…

Lexo më shumë

Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Kongresistë amerikanë kanë paraqitur Rezolutën 26, e cila dënon krimet e dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe u jep përkrahje të mbijetuarve të këtyre krimeve. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila e cilëson këtë rezolutë si një zë të fuqishëm dhe të vonuar, por të domosdoshëm, në drejtim të kërkimit të drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale. “Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që…

Lexo më shumë

Kryetari i Ulqinit thirrje për protestë: Kundër shitjes së identitetit – Beteja për Plazhin e Madh vazhdon!

Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit të Zi, për të kundërshtuar planet për dhënien apo shitjen e Plazhit të Madh. “Të nderuar qytetarë të Ulqinit dhe Malit të Zi, beteja për Plazhin e Madh po vazhdon”, thuhet në videon e postuar nga Nimanbegu në profilin e tij në Facebook. “Nesër Kuvendi i Malit të Zi, synon të vazhdojë seancën për të votuar për marrëveshjen që është kundër interesave tona. Kështu nesër të mblidhemi para…

Lexo më shumë

Ka vdekur peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Monsinjor Alejandro Greco

Ka ndërruar jetë peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Monsinjor Alejandro Greco. Lajmin e ka konfirmuar faqja e tij zyrtare përmes një njoftimi publik. “Me keqardhje ju njoftojmë përmes këtij kanali për vdekjen e Monsinjor Alejandro Greco. Ceremonia mortore do të mbahet të hënën, më 21 prill, në shtëpinë mortore VICENTE SCILINGO (Forest 906) nga ora 09:00 deri në 11:00. Më pas do të bëhet përcjellja për në varrezat e Chacarita”, thuhet në njoftim. Monsinjor Greco ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në mesin e komunitetit ortodoks shqiptar…

Lexo më shumë