Me dhimbje dhe respekt të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të patriotit, atdhetarit dhe shkrimtarit të shquar Shaban Bali Nokshiqi, i cili ndërroi jetë në Tropojë. Ceremonia e varrimit u zhvillua sot, më 20 maj 2025, në Bajram Curri, Shqipëri, ku ai u përcoll me nderime të shumta nga familjarë, miq, bashkëkombas dhe dashamirës të fjalës dhe veprës së tij. Shaban Bali Nokshiqi lindi më 25 maj 1927, në fshatin Llagaj të Tropojës. Shabani mbante me krenari mbiemrin Nokshiqi, të fshatit-fortesë të Plavës e Gucisë, aty ku dy herë u…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Gjukanoviq në Sarajevë: Ballkani rrezikon kthimin në luftë
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mbajti sot një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës me temën “Marrëdhëniet rajonale dhe sfidat gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor”. Ai dha një paralajmërim të fuqishëm: pa perspektivë të qartë evropiane, rajoni rrezikon të rrëshqasë sërish drejt konflikteve dhe nacionalizmave destruktivë. “Evropa sot nuk ka më vullnet e as guxim strategjik për të përmbyllur bashkimin e kontinentit. Ndërkohë, shtetet e Ballkanit kanë humbur vizionin, janë mbytur në paaftësinë e tyre dhe kanë harruar reformat,” deklaroi Gjukanoviq. Ai shtoi se në…
Lexo më shumëPasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Parlamenti Evropian “e qorton” Serbinë
Parlamenti Evropian, ka miratuar një rezolutë përmes së cilës ka shprehur shqetësime për diskriminimin e pakicave kombëtare në Serbi. Në pjesën raportit ku përmenden shqiptarët, Parlamenti Evropian vlerëson se pasivizimi i mijëra adresave të shqiptarëve nga Serbia është zbatim kufizues dhe arbitrar i ligjit. Nëse në tërësi nuk po arrihet të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve në Serbi, të paktën në sferën ndërkombëtare ka arritur të futet në listën e problemeve që po evidentohen dhe po kërkohet të zgjidhet. Përmes një rezolute të miratuar mbi raportet e Komisionit për Serbinë për…
Lexo më shumëAkademik Jashar Rexhepagiqi – Një jetë në shërbim të dijes dhe pedagogjisë shqiptare
Më 16 janar 1929, në qytetin e Plavës, lindi një nga figurat më të ndritura të arsimit shqiptar në ish-Jugosllavi – Akademik Prof. Dr. Jashar Rexhepagiqi. Me një karrierë të jashtëzakonshme në fushën e arsimit, shkencës dhe jetës akademike, ai mbetet një ndër themeluesit e mendimit pedagogjik modern shqiptar. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, gjimnazin në Beran dhe më pas në Pejë. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, në grupin e lëndëve pedagogjike, ku diplomoi në vitin 1953. Gradën doktor shkence e mori në vitin 1965,…
Lexo më shumëNjë donacion i çmuar për Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj nga vëllezërit Ahmetaj
Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, mbërriti një donacion me shumë vlerë për këtë godinë të ndërtuar me kontributin bujar të mërgatës sonë. Kelmend Riza Ahmetaj, i cili jeton në Vuthaj, në bashkërendim me vëllezërit e tij, Fadil dhe Demush Ahmetaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhuruan 2500 dollarë amerikanë për blerjen e 50 karrigeve dhe 6 tavolinave portative (të palosshme). Ky donacion u bë në nder dhe kujtim të babait të tyre të ndjerë, Riza Zymer Ahmetaj, duke e kthyer veprën në një akt dashurie dhe respekti…
Lexo më shumë