Supozohet se ujërat e Ujëvarës së Vuthajve, rrëmbejnë  bashkëvendësin tonë Sylë (Hasan) Vuçetaj

Bukuritë natyrore të trevës sonë jo rrallë herë kanë ditë të shpërfaqin edhe rrezikun që bartin ato. Para disa ditësh, bashkëvendësi ynë Sylë Vuçetaj, që punonte aty në Hotel pranë Ujëvarës, dyshohet se u rrëmbye papritur nga uji vrullshëm  i lumit Gërrla, duke e bartur atë në thellësitë e kanionit të Ujëvarës. Ky lajm ka tronditur tërë trevën e Plavës-Gucisë dhe të gjithë ata që e njohin Sylen. Duhet theksuar se njësit e Kërkim Shpëtimit janë duke bërë përpjekjet maksimale  për të gjetur Sylen ne kanion.  Lidhur me këtë lajm…

Lexo më shumë

Gjeloshaj: Partitë qytetare janë sezonale, ato shqiptare qëndrojnë

Forumi Shqiptar sot në Ulqin organizoi një aksion promovues duke shpërndarë aksesorë me mesazhe politke të këtij koalicioni. Përveç aktivistëve dhe zyrtarëve të këtij koalicion, prezent ishte edhe bartësi i listës Nik Gjeloshaj, i cili i ftoi qytetarët që në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të përkrahin subjketet shqiptare, pasi ato qytetare janë për përdorim sezonal. “E keni parë edhe vetë se partitë qytetare janë sezonale, disa ikën disa vijnë , ndërsa ato shqiptare të qëndrueshme dhe afatgjata. ” –  theksoi Gjeloshaj. Ai shtoi se pas Forumit Shqiptar qëndron suksesi,…

Lexo më shumë

Kosova kërkon nga Mali i Zi që të lejojë fëmijët të kalojnë kufirin me certifikata të lindjes

Bregdeti malazez, më theks të veçantë qyteti shqiptar i Ulqinit, është një nga destinacionet e preferuara për kosovarët gjatë muajve të verës. Mirëpo, për familjet me fëmijë të vegjël, tashmë ka një problem tjetër. Fëmijët deri në moshën 16-vjeçare nuk mund të udhëtojnë me certifikatë të lindjes, por vetëm me pasaportë. Mali i Zi, vitin që shkoi ka pezulluar vendimin e mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes. Zëvendësministri i Turizmit në Malin…

Lexo më shumë

Bletërritësit në alarm: Arinjtë po na hanë mjaltin

Bletërritësit e fshatit Damjanec të Korçës kërkojnë ndihmë për të mbrojtur kosheret e bletëve nga arinjtë lakmiqar. Fshati Damjanec nuk është më shumë se 11 km larg nga qyteti i Korçës. Deri para 20 vitesh ka pasur 110 shtëpi, e momentalisht jo me shume se 10 të tilla. Banorët historikisht janë marrë me blegtori dhe bletari. Mehdi Horanlli ka më shumë se 300 koshere të cilat i ka të vendosura në disa zona të fshatit.Ai tregon se ditët e fundit janë përballur me një fenomen që nuk e kanë hasur…

Lexo më shumë

Njoftim nga familja Ulaj

Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se më dt. 3 Qershor 2023, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 81 vjeçare,  ndërroi jetë                  Idriz Xh. Ulaj Varrimi i të ndjerit do të bëhet më dt. 5 Qershor 2023, në Vuthaj në ora 14. Për ngushëllime presim në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj nga dt. 4. Qershor 2023, nga ora 17                        Të pikëlluar:           Bashkëshortja Hyra, djali Visari, vëllai  Rrustemi, motrat Fatimja dhe Talja…

Lexo më shumë