Protestë në Mal të Zi kundër marrëveshjes me Kishën Serbe

Protestë  Mijëra qytetarë u mblodhën të enjten mbrëma në Podgoricë për të protestuar kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe. “Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është zgjidhje e problemit, por thellim i tij. Me marrëveshjen e propozuar dorëzohen kompetenca të rëndësishme të shtetit të Malit të Zi dhe ne nuk pajtohemi fare me këtë”, tha koordinatori i Iniciativës Qytetare “21 Maj”, Aleksandar Sasha Zekoviq, para protestuesve të mbledhur pranë ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi. Protestuesit mbanin flamujt kombëtarë…

Lexo më shumë

Tuz: U hap mbrëmë “Java e filmit shqiptar” në Malësi

U hap mbrëmë në QKI ,,Malësia” në Tuz – ,,Java e Filmit Shqiptar” me shfaqjen e filmit ,,Nëntori i ftohtë” të regjisorit Ismet Sijarinës, si dhe filmit me metrazhë të shkurtë ,,Paqja’’ me regji të Gabriell Camaj. Në aktivitetin e hapjes, përveç një numri të madh qytetarësh, të pranishëm ishin edhe ministrja e Kulturës dhe Medias Masha Vllaoviq, ministri i Administratës Publike Msc Marash Dukaj, zëvendës ambasadori i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Arben Doci, zëvendës ambasadori i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të…

Lexo më shumë

Fotoja me flamurin kuqezi e ministrit Dukaj shkakton trazira në opinionin proserb në Mal të Zi

Një foto e ministrit të Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj, ku përveç flamurit malazez, është edhe flamuri shqiptar, ka sjellë reagime të shumta në shtetin fqinj. Qendra për Edukim Qytetar dhe grupime te tjera pro serbe e quajnë skandoze foton e ministrit nga Tuzi. “Ministri i Administratës Publike Maraš Dukaj, edhe pse vjen nga partia e pakicës kombëtare, duhet ta dijë se si anëtar i Qeverisë së Malit të Zi, e sidomos kur vepron si ministër, ka obligim të përfaqësojë interesat e shtetit te Malit të Zi…

Lexo më shumë

Mali i Zi drejt BE-së, ia kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike, Gjukanoviq pajtohet, por me një kusht

Mediat malazeze kanë shkruar ditën e sotme se ka lëvizje të forta politike brenda vendit të tyre, sa i përket të ardhmes në Bashkimin Europian. Sipas “Vijesti.me”, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë një pakt të fshehtë me liderët e BE-së, ku ju ka thënë se nëse ai është pengesa për anëtarësimin e vendit në familjen e madhe europiane, ai është i gatshëm të tërhiqet nga politika, por me një kusht. Në media theksohet se burime brenda BE-së, bëjnë me dije se Gjukanoviç ka kërkuar që tërheqja e tij…

Lexo më shumë

Mali i Zi ndalon kalimin kufitar me certifikatë të lindjes, edhe fëmijët nën 18 vjeç duhet të kenë dokument udhëtimi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi. Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18- vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes. Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të…

Lexo më shumë