Ndër nëntë paralelet me gjithsej 144 maturantë (pesë paralele me 98 maturantë të shkallës së katërt, dhe katër paralele me 46 të shkallës së tretë), të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, që këtë vit shkollor kryen shkollën e mesme, tetë në shkollën amë në Plavë, dhe një në paralelen e ndarë në Guci (gjenerata e tretë e maturantëve nga shkolla e këtij qyteti – 10 sish), janë edhe dy paralele me mësim në gjuhën shqipe: paralelja e drejtimit të gjimnazit me 22 nxënës – 9 vajza:…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Ura e re Velipojë – Ulqin, parashikohet të kushtojë rreth 9 milionë euro
Velipojë – Ulqin Ura e re Velipojë – Ulqin mbi lumin Bunë parashikohet të kushtojë rreth 9 milionë euro, ndërsa do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në vetëm 1 km. Projekti i cili do të finalizohet në muajin gusht, pritet të përfundojë brenda 18 muajve. Projekti u prezantua gjatë takimit të kryeministrit Rama me homologun e tij të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në kuadër të punimeve të samitit të “Ballkanit të Hapur”, të mbajtur sot në Ohër. “Me projektin e urës se re do…
Lexo më shumëZëvendëskryeministrja malazeze takon shkrimtarin Kadare, shpreh admirimin për librat tij
Zëvendëskryeministrja e Malit të Zi, Jovana Maroviq, ka takuar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. Maroviq që si duket është lexuese pasionante e krijimtarisë letrare të Kadaresë, ka publikuar një fotografi me shkrimtarin gjirokastrit. “Për Kadarenë, e vura në kornizë Plazhin e madh, Pallatin e Ëndërrave dhe dashurinë për të gjitha ato që ka shkruar”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.
Lexo më shumëAbazoviq mohon se Mali i Zi po i bashkohet “Ballkanit të Hapur”
Abazoviq mohon se Mali i Zi po i bashkohet “Ballkanit të Hapur” REL Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mohoi se shteti i tij po i bashkohet nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”. Abazoviq po merr pjesë për herë të parë në takimet e kësaj nisme, që po mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, prania e tij në këto takime është thënë se është në cilësinë e vëzhguesit. “Nuk po shkojmë në Ohër për t’iu bashkëngjitur ‘Ballkanit të Hapur’, por për të shprehur, së bashku me partnerët e…
Lexo më shumëMe punë dhe djersen tënde arrin suksese edhe në vendlindje
Mjeshtri i përpunimit të drurit Valdet Rugova nga fshati Hakaj, komuna e Plavës po i qëndron besnik vendlindjes pa e braktisur atë. Valdeti thotë se : “po ashtu u qëndroi besnik edhe klientëve te mi ne kërkesat e tyre”. E kam nisur ketë veprimtari tash e disa vite sepse besoj se me punë fisnike e përkushtim mund të ia dalësh edhe këtu ne trojet e te parëve. Për mua, mbi te gjitha, eshte me rendësi te qëndroj këtu, thekson ai, sepse te tretem në vende të huaja nuk është zgjidhje.…
Lexo më shumë