Rezoluta H.R. 6411, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm juridik dhe politik në trajtimin e çështjes së Krahinës Shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kongresmeni Self prezantoi Projektligjin e Rezolutës H.R. 6411, duke paraqitur dëshmi të shumta mbi diskriminimin sistematik dhe të vazhdueshëm të komunitetit etnik shqiptar në Serbinë Jugore. Rezoluta, pas vlerësimit nga komisionet përkatëse, do të procedohet…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
“Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991
Në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në ceremoninë e zhvilluar nga Ministra për Europën dhe Punët e Jashtme është zbuluar edhe një letër që shkrimtari i ka dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush në vitin 1991. Në letër Kadare shtron pyetjen nëse populli shqiptar ka të drejtë të jetojë në të njëjtën shtëpi, duke iu referuar Kosovës. Ai thotë se mjetet demokratike që çojnë në një zgjidhje paqësore dhe diplomatike, ekzistojnë. “Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër…
Lexo më shumëRexhep Qosja për Ismail Kadarenë në 90-vjetorin e lindjes
Më 28 janar 2026 shënohet 90-vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë, njërit prej personaliteteve më madhore të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Edhe pse i ndarë nga jeta në vitin 2024, Kadare mbetet i pranishëm përmes veprës së tij, e cila ka tejkaluar kohën, kufijtë dhe gjuhën. Në këtë shkrim, Akademik Rexhep Qosja sjell një reflektim të thellë intelektual dhe njerëzor mbi figurën dhe veprën e Ismail Kadaresë, mbi rolin e tij historik dhe mbi raportin e ndërlikuar mes dy prej mendjeve më përfaqësuese të kulturës shqiptare. Një lexim i domosdoshëm…
Lexo më shumëNjë skandal seksual “dridhë” Qeverinë e Malit të Zi: Publikohen pamje intime të një zyrtareje të Ministrisë shtetërore
Një skandal seksual “dridhë” Qeverinë e Malit të Zi: ish-Drejtori i Agjensisë nacionale të sigurisë dhe drejtorsha pranë ministrisë së drejtave të njeriut. Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtoratit për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi, Mirjana Pajkoviq, dhe ish-këshilltari i Presidentit të Malit të Zi, i cili ishte edhe Drejtor i Agjensionit nacional të sigurisë, Dejan Vukshiq, janë në qendër të vëmendjes së skandalit seksual që po trondit qeverinë e këtij vendi. Pasi…
Lexo më shumëMotori i borës përplaset me shtyllën elektrike, 4 të plagosur në Bogë
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Bogë të Rugovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për mediat në Kosovë, se aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike duke shkaktuar lëndimin e katër personave. “Policia është në vendin e ngjarjes”, theksoi Rugova dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqet e ngjarjes.
Lexo më shumë