Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re brenda pak vitesh. Kështu ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka mbajtur një fjalim para deputetëve në Parlamentin Evropian, pas një numri të madh të takimeve. “Rajoni ka nevojë për viza pozitive dhe për të parë që dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e Unionit. Ne nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Evropë. Duhet ta dini se nëse qëndrojmë jashtë Evropës, Ballkani do të…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
QUINT’i përsëri me kërkesë ndaj Qeverisë për Manastirin e Deçanit
Shtetet e QUINT’it me një deklaratë të përbashkët i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit. “Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhet në reagimin e tyre. Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se zbatimi i ligjit dhe…
Lexo më shumëÇKA MUND APO DUHET TË PRESIN SHIPTARËT NGA QEVERIA E PAKICËS?
Nga: Hajro Hajdari Qeveria e 43-të, ose Qeveria e pakicës së Malit të Zi paralajmëroi se qeverisjen do ta bazojë në dy shtylla kryesore: sundimi i ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Edhe qeveria e kaluar ( e 42-ta) pjesë e të cilës ishte edhe kryeministri aktual, por edhe qeveritë para saj, kanë proklamuar të njëjtat parime qeverisëse. Madje qeveria ekaluar u deklarua si Qeveri ekspertësh. Epilogu dihet. Qeveria e pakicës – Qeveri politike Për një shtet të vogël apo me një nivel të zhvillimit ekonomik si Mali i Zi, kabineti qeveritar me…
Lexo më shumëGjukanoviq lë të hapur mundësinë e rishikimit të demarkacionit
Muharrem Miftari/RTKLive Presidenti Gjukanoviq, në konferencën me gazetarë, foli edhe për çështjen e demarkacionit, deklaroi se është biseduar për të gjitha çështjet që kërkojnë zgjidhje e në këtë vazhdë edhe për demarkacionin. (E plotësuar 13:22) “Sikurse deklaroi edhe presidentja Osmani, jemi të vetëdijshëm se kjo është një çështje e ndjeshme, që duket si problematike, për disa që dëshirojnë të krijojnë probleme, por që për ne nuk konsiderohet e tillë, ngase kemi komisionet tona për të kryer ashtu si duhet, që të mos shndërrohet si burim i problemeve”, deklaroi mes tjerash presidenti…
Lexo më shumëMediumi gjerman krahason Abazoviq me Obamen, kjo është arsyeja
“Obama i Malit të Zi dëshiron të pastrojë vendin e tij”. Kështu mediumi i njohur gjerman, Deutsche Welle e titullon një tekst për kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. DW thotë se Abazoviq është në shumë mënyra një politikan i jashtëzakonshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, theksohet se është e diskutueshme nëse ai mund t’i zbatojë planet e tij ambicioze të reformës. Në Europën Juglindore, të huajt kanë gjetur vazhdimisht rrugën e tyre në zyrat kryesore politike më shumë se pothuajse në çdo rajon tjetër në…
Lexo më shumë