Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizuan ceremoninë përkujtimore në shënim të 40-vjetorit të vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi. Në këtë organizim mori pjesë muzikantja, Rreze Kryeziu. Ajo foli për vlerën e kompozitorit dhe peshën e krijimtarisë së iniciatorit të jetës së muzikës artistike profesionale në Kosovë. “Pjesë përbërëse e gjeneratës së parë të kompozitorëve shqiptarë është pikërisht kompozitori Rexho Mulliqi. Së bashku me kompozitorin Loren Antoni jetuan dhe kompozuan në…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Sot po mbahen zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Në Serbi sot do të mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Janë rreth 6 milionë e gjysmë të serbëve që do të kenë mundësi të votojnë. Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë. Ndërkohë, është shkruar se vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, më shumë se 6,000 qytetarë shqiptarë që jetojnë në Serbi janë hequr nga listat e votuesve. Një veprim që aktivistët dhe studiuesit thonë…
Lexo më shumëNë takim me përfaqësuesit e Rugovës dhe Podgurit, Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi do të shenjohet pas korrigjimit
Një takim i nisur si darkë pune në Hotelin “Dukagjini” në Pejë, i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, u kthye në iftarin e parë për këtë vit, iftar që Haradinaj e ndau me përfaqësuesit e fshatrave kufitare me Malin e Zi, të rajoneve të Rugovës dhe Podgurit. Haradinaj ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen aq masive duke thënë se “e kemi pasur nijetin e mirë dhe na ka dal mirë”. Pasi është lutur për agjëruesit, Haradinaj ka hyrë drejt në temë. Ai ka lexuar nenin 3 të Ligjit për Demarkacionin…
Lexo më shumëMASAKRA E TIVARIT: TRI FAKTE BASHKËFAJËSIE TË NDODHURA BRENDA SHTETIT SHQIPTAR SOVRAN
Nga Ramiz LUSHAJ 1. Në burgun e qytetit të Shkodrës, në prill të vitit 1945, i sollën dy të rinj shtatlartë, të pashëm, energjikë. Ishin nga Kabashi i Prizrenit. Njëri po shkonte për 19 vjeç e tjetri po kapte 20 vjeç.Ishin arratisur nga kolonat e shqiptarëve të Kosovës, që serbët po i çonin drejt Tivarit. Forcat e ndjekjes i kapën dhe i futën në burg, duke i trajtuar si “dezertorë”, armiqë” etj. Më afrohet ky djali më i rritshëm në moshë, që kishte pak ditë i martuar, e më lenë…
Lexo më shumëBabë e bir shqiptarë janë kthyer në heronj në SHBA pasi mbrojtën një grua që po grabitej
38-vjeçari Louie Suljovic dhe babai i tij Qazim Suljovic, 68-vjeç, nga Ulqini, që jetojnë në SHBA, po luftojnë për jetën në spital pasi u plagosën me thikë mbrëmjen e të shtunës. Ngjarja ka ndodhur në picerinë e tyre në Queens, New York pasi ata ndërhynë për të ndihmuar një grua 61-vjeçare që ra pre e grabitësve, raporton nypost.Babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri, sipas prokurorëve dhe një të afërmi të tyre. Gruaja u godit gjithashtu me thikë në shpinë…
Lexo më shumë