Shqipëria posedon një qytet nëntokësor që mund të strehojë 30 mijë persona (video)

Qindra vendstrehime janë përshtatur në pallatet e Kukësit gjatë kohës që janë ndërtuar në regjimin komunist. Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, qytetarët e Kukësit kanë kthyer sërish vëmendjen ndaj këtyre vendstrehimeve, disa prej të cilave janë mbyllur, ndërsa të tjerë janë kthyer në magazinë të individëve të caktuar. Të njëjtin mendim ndan edhe Hakik Visha, ish-drejtues i punimeve të vendstrehimeve dhe tuneleve nëntokësore të ndërtuara në Kukës. Por Kukësi përveç vendstrehimeve në pallate ka edhe të ashtuquajturin qytet nëntokësor, i cili është ndërtuar 30 metra nëntokë, i…

Lexo më shumë

Ushtria e Ukrainës eliminon komandantin më të vlefshëm të Putinit – “Spetsnaz” rusë

Një figurë e lartë ushtarake ruse është vrarë në Ukrainë, sipas mediave duke cituar një postim në rrjetet sociale nga kolegu i tij. Mediat ukrainase të lajmeve raportuan se Andrei Sukhovetsky, një ndër gjeneralët që drejtonin sulmin mbi Ukrainë si edhe forcat speciale “Spetsnaz” ishte vr*arë dje pasdite. Mediat cituan një postim në VKontakte që njoftonte humbjen, shkruar nga Sergei Chipilev, një përfaqësues i grupit të veteranëve rus, “Vëllazëria në Ushtri”. “ Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për humbjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrei Aleksandrovich Sukhovetsky, në territorin…

Lexo më shumë

Gjukanoviq i jep mandatin Abazoviqit për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar se mandatin për formimin e qeverisë ia ka dhënë liderit të Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazoviq. Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, Gjukanoviq dhe Abazoviq janë takuar më herët gjatë ditës së sotme, kur presidenti i Malit të Zi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ka ndërmend t’ia japë mandatin. “Konsultimet për mandatarin e kryeministrit për përbërjen e Qeverisë, në të cilat ishin ftuar përfaqësues të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e…

Lexo më shumë

Mali i Zi, mbahen protesta pro Rusisë

Para selisë së Parlamentit të Malit të Zi, në mbrëmjen e së mërkurës, u mbajt një protestë në mbështetje të Rusisë. Dhjetëra protestuese mbanin flamuj rusë, serbë dhe të Perandorisë Ruse me parulla pro Rusisë: “Lutju zotit dhe qëndro Rusi” dhe “Serbët në Mal të Zi- Rusët në Ukrainë”. Poashtu në këtë tubim kishte edhe flamuj çetnikë me kafka dhe me mbishkrimin “Për mbretin dhe atdheun-liri a vdekje”. Në protestën para selisë së Parlamentit ishin të pranishëm edhe grupi i ashtuquajtur “Ujqërit e natës”, një organizatë e njohur pro-ruse, e cila është e afërt…

Lexo më shumë

DPS dhe Partia Boshnjake dorëzuan listën zgjedhore në Ulqin

Sot në Ulqin është dorëzuar lista “PO, për Ulqinin dhe Malin e Zi!” për zgjedhjet e ardhshme lokale e cila përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Boshnjake kurse bartësi i kësaj liste është Dr. Haki Mavriq. Mavriq theksoi se Ulqini gjithmonë ka qenë qendër e multikulturalizmit dhe multikonfesionalizmit dhe se dallimet tona janë pasuria jonë, transmeton Ulqini Online. “Pas katër vitesh, ka ardhur koha që të gjithë ne të rishqyrtojmë zgjedhjen e njerëzve të cilëve do t’u besojmë më 27 mars për të menaxhuar zhvillimin e qytetit tonë…

Lexo më shumë