Edith Durham 1863-1944 (Në 160-vjetorin e lindjes) Ngjarjet e zhvilluara gjatë periudhës së lavdishme të RilindjësKombëtare Shqiptare kanë zgjuar kurreshtjen e personaliteteve të huaja për të vizituar viset shqiptare.Trajtimi i çështjeve përkatëse për shqiptarët dhe Shqipërinëishin në qendër të vëmendjes së artikujve dhe botimeve të tyrenë qendrat e ndryshme evropiane. Falë angazhimit të tyre botaevropiane u senzibilizua dukshëm për çështjen shqiptare jo siçështje ballkanike por evropiane. Nga plejada e atyre personaliteteve që vizituan shqiptarët dheShqipërinë nuk ka dilemë së vend nderi zë anglezja zonjaEdith Durhami (1863-1944). Ajo ishte një udhëtare, artiste, publiciste, shkrimtare dhe një antropologe e njohur në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Nail Draga Edith Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i sajArthur Eduard Durham ishte një kirurg i njohur në Londër.Edukimin e mori në mënyrë private dhe nga mosha e re shfaqitalent në art, duke i bërë të mundur pjesëmarrjen nëAkademinë Mbretërore të Arteve. Por, jeta e saj kishte sfida tëmëdha , sepse pas vdekjes së babait asaj iu desh të kujdesejvite më radhë për nënën e sëmurë. E këshilluar nga mjekët nëmoshën 37 vjeçare, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit përt’u qetësuar e relaksuar. Nga Triesta me një anije të Llojditaustriak gjatë Adriatikut udhtoi për në Kotor, duke u sistemuar përfundimisht në Cetinë të Malit të Zi, në gusht tëvitit 1900. Ishte pikërisht ky udhtim, shkruan më vonëDurham ”kur zura për herë të parë një fill të lëmshit ballkanik, pa kuptuar se sa thellë do të ngatërrohesha më vonë dhe, aqmë pak, se si ky lëmsh do të mplekste më në fund të gjithëbotën”. Vizita e parë në Shqipëri Pas qëndrimit disamujor këtu, ajo në vitin 1901, viziton përherë të parë Shqipërinë, dhe shkruan se “ u mahnita ngaenergjia dhe origjinaliteti i popullit shqiptar”. Këtu u vendosnë qytetin e Shkodrës, ku më pas do të shkruante se“Shkodramë bëri për vete. Kish ngjyrë, jetë, art. Banorët ishin miqësorëdhe të aftë dhe nuk e kalonin kohën duke pirë raki apo duke u sorollatur poshtë e përpjetë rrugëve, si në Cetinë. Kishte mbivete diçka të njerëzishme”. Këtu u vendos në shtëpinë e Mark Shantojës i cili më pas u bëshoqëruesi i saj në udhëtimet në viset e Veriut shqiptar. Gjatëkëtyre udhtimeve ajo mblodhi dhe shënoi ngjarjet dhehistortitë dhe fotografoi nga afër pothuaj çdo aspekt të jetës nëfshatrat malore, duke grumbulluar një arkiv të pasur ngatrashëgimia kulturore shqiptare. E përkushtuar për çështjen shqiptare Pas Luftës së Parë Botërore ajo u kthye në Londër, ndërsa nëvitin 1918 u bë sekretarja e Shoqatës Angli-Shqipëri, themeluar më parë nga Aubrey Herbert në Londër, e cilambronte të drejtat e shqiptarëve. Përpjekjet e saja më pas ishin në atë që Shqipëria të njihej nga Lidhja e Kombëve nëvitin 1920. Si mike e dëshmuar e shqiptarëve deri në vdekje i qëndroi besnike kauzës shqiptare. Kur Shqipëria u pushtuanga fashistat italianë në vitin 1939, edhe pse ishte 76 vjeçaredoli në rrugët e Londrës duke mbajtur në duar pankartën kushkruhej “Larg duart nga Shqipëria”. Vdiq në Londër në moshën 81 vjeçare, me 15 nëntor 1944. Në saje të shkrimeve publicistike dhe botimeve të veçanta ajomori një famë të madhe. Gjatë punës së vet prej një çerekshekulli, ajo lexuesit anglez i pat dhuruar këto vepra: “Nëpërtokat e serbëve” (1904). “Brenga e Ballkanit” (1905), “Shqipëria e Epërme” (1909), “Lufta për Shkodrën” (1914), “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike” (1920) dhe “Përfiset, ligjet e zakonet e ballkanasve” (1928) etj.Nga opusi i saj botues gjashtë libra trajtojnë pothuaj tërësishtçështjen shqiptare. Madje botimet e saja edhe sot e kësaj ditejanë një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe trashëgimisëkulturore të malësorëve në veçanti e Shqipërisë Veriore nëpërgjithësi. Ndonëse ajo u paraqit rastësisht në këtë regjion, ajo çështjeveballkanike në përgjithësi, e atyre shqiptare në veçanti, iu qasme një pasion e objektivitet të rrallë, duke dhënë përfundimetë qëndrueshme shkencore. Duke lexuar veprat e Durhamit shqiptarët dhe të huajt do tëmësojnë shumë të vërteta nga historia e tyre, më shumë tëdhëna për kombin, për trashëgëminë kulturore, për qëndrimete sjelljet e fqinjëve dhe Fuqive të Mëdha në fillim të shek. XX. Si të tilla ata janë referenca të domosdoshme përstudiuesit e profileve të ndryshme shkencore. Pasi në mënyrë të përafërt u njoh me popullin tonë ajo u bë, jovetëm dashamire e shpirtit dhe e kulturës së tij, jo vetëm njëpërshkruese dhe studiuese e traditave dhe e ngjarjeve të tij, jovetëm një zëdhënëse e të drejtave legjitime të popullitshqiptar, por edhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e ngjarjeve sikroniste besnike e tyre, me një fjalë u bë një luftëtare e denjëe çështjes shqiptare. Me qëllime të caktuara për të nënvlerësuar krijimtarinë e sajdisa pseudoshkencëtarë e quajnë atë si shqiptarofile e me epitete të tjera nga i vetmi mëkat që “kishte” sepse ushqentesimpati e ndjenja të sinqerta ndaj popullit shqiptar duke u vënënë mbrojtje të së vërtetës dhe të kauzës shqiptare. Ajo vërtetishte pro-shqiptare por nuk ishte armiqësore me popujt serb emalazez, por ishte kundër politikës së tyre pushtuese ndajtrojeve shqiptare. Sa ishte gjallë epiteteve të tilla kurrë nuk iupërgjigj, përkundrazi, miqësinë me popullin shqiptar e konsideronte një fat të madh, që e bënte krenare dhe të lumtur. Rrallë mund të gjenden raste analoge të një përkushtimi të tillëndaj fateve të një populli mik. Intelektuale e guximshme Edith Durhami ishte parimore e mbi të gjitha guximtare. Ajo nuk kishte paragjykime ndaj popujve të…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Shtypi gjerman: Beogradi ndërhyn në regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi
Në ditën kur presidenti i ri malazez, Jakov Milatoviq po viziton Berlinin, “Frankfurter Algemaine Zeitung” shkruan për ndërhyrjen e Beogradit në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Mal të Zi. Mali i Zi ka vetëm rreth 625,000 banorë, më pak se Frankfurti. Kjo është arsyeja pse regjistrimi i popullsisë, i cili më në fund duhet të fillojë në fund të nëntorit, nuk është një detyrë e madhe logjistike, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjellë Ballkani.info. “Megjithatë, politikisht (regjistrimi) e ndan thellësisht popullsinë. Pyetja kryesore është nëse malazezët janë (gjithashtu) serbë. Përgjigja…
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA KUKAJ
Më 18 nëntor 2023, në moshën 57-vjeçare, pas një semundje të rendë ndërroi jetë më i dashuri ynë, Haki (ALI) KUKAJ 28 Janar 1966 – 18 nëntor 2023 Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 20 nëntor 2023 në ora 13:00 në varrezat e fshatit Kukaj E pamja për burra është në Shtepinë e Kultures në Kukaj ndërsa për gra në shtepinë e të ndjerit. Të pikëlluarit: bashkëshortja Xhevahirja, vajza Kima, djemt Alia dhe Aldriti, vëllezrit Skenderi dhe Ruzhdia, motrat Hajka, Hasnia, Bejta si dhe mbarë vëllazeria Kukaj. Redaksia e portalit…
Lexo më shumëSerbia po kryen spastrim etnik në Luginë të Preshevës, përmes pasivizimit të adresave
Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhojë këto efekte tepër të dëmshme, si: Nëse, nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor. Apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejte të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së. Nëse, nuk jam shtetas i Serbisë, nuk mund…
Lexo më shumëHEROIZMI I HARRUAR SHQIPTAR
Prof.dr.Naser FERRI Vullnetari shqiptar Besim Vokshi duke e bartur në këmbë bashkëluftëtarin e plagosur nga Vukovari deri në Vinkovci në luften çlirimtare në Kroaci. Më 16/17 nëntor 1991 ne Vukovarin e rrethuar nga ushtria e paramilitarët serbë u zhvilluan luftime te pergjakshme e ky trim kishte rrezikuar jetën e vet duke e shpëtuar mikun e plagosur dhe ishte kthyer prape ne betejë. Sot Besimi jeton në Itali por per fat të keq ende nuk e gëzon statusin e veteranit të luftës siç e gëzojnë bashkëluftëtarët e tij kroat. Përndryshe, ne luftën ne…
Lexo më shumë